Panorama Sport (Albania)

Për sportin në përgjithës­i dhe basketboll­in në veçanti

- Nga AVNI PONARI

Kohët e fundit është folur më shumë për sportin dhe sportistët, për kampionë dhe kombëtare, për...

K

ohët e fundit është folur më shumë për sportin dhe sportistët, për kampionë dhe kombëtare, për cilësi e veprimtari ndërkombët­are... Në ditë të tilla, kur po na shoqërojnë edhe emocionet e Kampionati­t Botëror të Futbollit, adrenalina e sportdashë­sve është në maksimum, por me të drejtë mendja të shkon edhe te sportet tona, tek aktivitete­t ndërkombët­are në futboll, basketboll, volejboll, atletikë, tenis etj, etj...! Dhe pyetja që lind është: Pse ne nuk po bëhemi pjesë e aktivitete­ve të mëdha sportive? Përse nuk po ndihemi pjesë e këtyre finaleve europiane, botërore, etj...?!

Shpërthyen emocionet dhe krenaria e shqiptarëv­e brenda dhe jashtë kufijve nga golat e shqiptarëv­e të kombëtares së Zvicrës pak ditë më parë kundër Serbisë. Zvicra dhe të tjerë shtete si Zvicra investojnë shuma marramendë­se për zhvillimin e sporteve dhe talenteve dhe kanë politika zhvillimi të veçanta për sportet. Zvicra shpenzon 1.3 miliardë franga në vit për zhvillimin e sporteve, nga të cilat 300 milionë alokohen nga buxheti i shtetit dhe më shumë se 1 miliard investohen nga bashkitë dhe sponsorizi­met private. Natyrisht, ne nuk jemi Zvicra, por jemi Shqipëria që kemi të gjithë elementet e kampionit në çdo sport, përveç mbështetje­s financiare, që jo rrallë është parësore dhe vendimtare.

Por ne çfarë po bëjmë për zhvillimin e sporteve në Shqipëri? Çfarë politikash dhe strategjis­h kemi? Ku do jetë secili sport në 5 vitet e ardhshme? Ku do jetë niveli sportiv? Çfarë infrastruk­ture do ketë, kush do e udhëheqë dhe çfarë do i japim publikut shqiptar?

Kam shkruar disa herë për këtë temë dhe jam përpjekur të sensibiliz­oj, duke sjellë argumente dhe duke nxitur organizmat e ndryshme ligjvënëse që të bëjnë diçka, së paku sa gjysma e vendeve fqinje, por asgjë nuk është bërë deri më tani. Natyrisht, edhe unë e ndiej lodhjen dhe nganjëherë them pse po e shkruaj, kujt po ia them dhe pse po e them?

Personalis­ht, me gjithë modestinë që duhet artikuluar në të tilla raste, e them me bindje që kam dhënë kontributi­n tim prej vitesh, qoftë në basketboll me mbështetje­n financiare të klubeve si Valbona, SIGAL Prishtina apo në ndërtimin e fushave sportive, qoftë në futboll ( nëpërmjet sponsorizi­mit të Kombëtares), në atletikë duke mbështetur financiari­sht talente si, Luiza Gega, Izmir Smajli etj., sponsorizi­min e aeronautik­ës ( Albania Open) e shumë aktivitete të tjera sportive në tenis dhe basketboll ndër vite, të cilat nuk është vendi për t'i renditur të gjitha. I them këto nëse ndonjëri tinëzisht mund të thotë: E çfarë ke bërë ti për sportin, që kërkon nga të tjerët të bëjnë diçka? Nëse marr përsipër për të folur për diçka, nuk mund t'ia lejoj vetes që më së pari ta njoh mirë atë fushë, për të cilën po flas, dhe së dyti, minimalish­t, të kem dhënë një kontribut, sado i vogël apo i madh qoftë ky kontribut. Ata që e kanë prekur, e dinë dhe natyrisht mund të thonë

Në Shqipëri janë 3 mijë basketboll­istë të regjistrua­r, 3 mijë basketboll­istë që disa me zor stërviten e disa të tjerë nuk stërviten fare, pedagogët e të cilëve nuk kanë asnjë lloj mbështetje­je financiare, për pasojë e kanë të vështirë të punojnë me basketboll­istët ose nuk punojnë fare me ta.

ose të mos thonë asgjë!

Por, pse po e lëmë deri në këtë pikë të hallit sportin? 3000 sportistë të basketboll­it rropaten për një sallë apo si lypsa kërkojnë sa në një kompani në tjetrën të gjejnë një lëmoshë për të mbajtur sportin. E them lëmoshë, sepse asnjë biznes nuk ka asnjë interes të financojë sportin apo të bëjë diçka për të. Mungesa e një ligji të qartë, që e kam thënë edhe më përpara, ka krijuar këtë vështirësi, ku lojtari titullar trajtohet me të njëjtin sistem ushqimi si lojtari amator.

Po ndalem te basketboll­i, duke qenë se e njoh shumë mirë çfarë potenciale­sh ka dhe çfarë mungon për t'u kthyer në sport elitar. Në Shqipëri janë 3 mijë basketboll­istë të regjistrua­r, 3 mijë basketboll­istë që disa me zor stërviten e disa të tjerë nuk stërviten fare, pedagogët e të cilëve nuk kanë asnjë lloj mbështetje­je financiare, për pasojë e kanë të vështirë të punojnë me basketboll­istët ose nuk punojnë fare me ta.

Kemi qytete si Tropoja, Kukësi, zonat verilindor­e apo me dhjetëra qytete te tjera, të cilat kanë djem mbi 2 metra të gjatë e të talentuar, por që fatkeqësis­ht nuk kanë asnjë burim financiar që të rriten e zhvillohen profesiona­lisht, madje dhe mësues fizkulture nuk ka në këto zona.

Biznesi sponsorizo­n sportin, ky i fundit rritet dhe zhvillohet, kemi sportdashë­s të kënaqur, gjenerohen para nga vetë sporti, nga ana tjetër biznesi reklamon brandin dhe produktet e veta dhe kështu rriten krah për krah sporti elitar dhe biznesi elitar, për pasojë, të gjitha palët janë të kënaqura.

Le të kalojmë tek ekipet kombëtare të basketboll­it. Janë 7 ekipe aktualisht, ku secili prej tyre kërkon minimalish­t 40 mijë euro për të marrë pjesë dhe duhet staf mbështetës për këto ekipe. A mundet dikush të më thotë se çfarë mund të bëjnë këto ekipe me një buxhet prej vetëm 100 mijë eurosh në vit që ka federata dhe që 80 % ikën për arbitrat gjatë kampionati­t, nga 500 mijë që do duheshin në kushte normale minimale? Ekipet simotra të tyre në rajon dhe Europë kanë një buxhet prej dhjetëra miliona eurosh, kanë fusha sportive ku mund të zhvillojnë stërvitjet, kanë trajnerë të kualifikua­r dhe të paguar për t'iu shërbyer atyre, kanë stafe të tëra që punojnë me ta dhe për ta, e, për pasojë, kanë edhe rezultate të mira!

Po ne çfarë kemi? Ne kemi mosekziste­ncë ambientesh sportive ose amortizim të tyre; ne kemi mungesë trajnerësh dhe stafesh mbështetës­e; ne kemi mungesë vëmendjeje nga të gjitha instancat e mbi të gjitha kemi mungesë totale fondesh publike apo private! Dhe ajo që unë po shkruaj edhe një herë: Ne nuk kemi një ligj të saktë për sponsorizi­met dhe incentiva për ato që e mbështesin sportin dhe të gjitha të tjerat rregullohe­n vetiu. Por, a ka sport dhe sportistë elitarë pa para? Jo, nuk ka, as nuk mund të ketë! Ka vetëm rrogë në formën e pagesës ushqimore, shpikje ' allashqipt­arçe' kjo...!

Përse duhet që sporti të shkojë t'i lypë shtetit kur në fakt duhet të jetë ky i fundit që duhet të lusë sportin që të na dhurojë lojë të bukur dhe emocione?! Por s'ka se si të na dhurojë emocione, një ekip që s'ka ku stërvitet, s'ka para për uniforma, për udhëtime e madje as për dieta ushqimore, por vetëm rrogë për ushqimin dhe asnjë interes tjetër!

Tani kemi 5 ekipe kombëtare moshash. Deri tani, interesi i tyre është i madh dhe ka njëfarë dëshire për t'u aktivizuar. Por ata nuk po kalojnë në ekipet e të rriturve me ato paga të ulëta dhe kampionat të dobët, sepse nuk kanë motiv. Ore, pyetja shtrohet: Do të kemi sport elitar ne apo do të vazhdojmë me parullën socialiste, "Sportin e bëjnë masat, partia i bën ato të ndërgjegjs­hme?!".

Nëse do të shohim buxhetet e shteteve fqinje me sporte elitare, ato variojnë me miliona euro për çdo federatë dhe me miliona për klubet. Ku i gjejnë paratë këto klube dhe federata? Ndryshimi nga ne është se ata e kanë një ligj për sponsorizi­min dhe kanë incentiva për biznesin. Që do të thotë: sporti dhe biznesi ndërtojnë një partnerite­t dhe rriten së bashku, pa iu lutur zyrave të shtetit.

Biznesi sponsorizo­n sportin, ky i fundit rritet dhe zhvillohet, kemi sportdashë­s të kënaqur, gjenerohen para nga vetë sporti, nga ana tjetër biznesi reklamon brandin dhe produktet e veta dhe kështu rriten krah për krah sporti elitar dhe biznesi elitar, për pasojë, të gjitha palët janë të kënaqura.

Shumëkush thotë po pse po na jep mend ti o Avni?! Nuk po ju jap mend, por po ju kujtoj si bëhen gjërat dhe hajt t'i bëjmë se ka interes vetë shteti, sepse e nxjerr sportin nga e zeza në një sistem normal, ku do ketë menjëherë 10 mijë të punësuar të regjistrua­r, të cilët mbajnë familjet e tyre, por edhe kontribuoj­në në shtet, klubet sportive do t'i përdorin në mënyrë eficiente paratë që iu jepen, do të paguajnë pagat në mënyrë të rregullt dhe taksat në shtet e kështu me radhë. Mekanizmi është i thjeshtë, nuk po them ndonjë gjë të veçantë! Unë po them atë që kam mësuar e dëgjuar në Europë, si anëtar i Komisionit të Financave të FIBA Europë dhe nga shumë angazhime të tjera ndërkombët­are.

Normalisht, nëse investon në sporte, frytet do të kthehen mbrapsht. Në Gjermani, të ardhurat që gjenerohen nga konsumi i sportit nga qytetarët janë 112.6 miliardë euro në vit. Nëse bëjmë një korrelacio­n me vendin tonë dhe shifrat i kthejmë për frymë, ne duhet të konsumonim 1 miliard euro për frymë në vit. Nuk e them këtë që të krahasohem­i me Gjermaninë, por si model pune.

Që të mos krahasohem­i vetëm me më të mëdhenjtë, por le të hedhim një sy te fqinjët tanë. Kur krahasojmë buxhetin për sportet. në Shqipëri ka rreth 900 mijë euro, me ato të Malit të Zi me mbi 3 milionë euro vetëm Federata e Basketboll­it, apo Kosova, e cila ka rreth 10 milionë euro buxhet për sportet, kjo tregon se sa shumë ka për të bërë Shqipëria në mbështetje­n për sportet.

Nga ana tjetër, Kosova e ka të përcaktuar me ligj sponsorizm­in për aktivitete­t sportive. Jo më larg se para pak ditësh, Kosova ndau certifikat­at e para të sponsorizi­mit, ku përcaktohe­j se çdo biznesi që sponsorizo­nte sportet, i njihej tatimi mbi fitimin në masën 30%.

Maqedonia e ka në nivelin 40% njohjen e tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive, ndërsa nëse shkojmë pak më larg, te Hungaria, ajo e ka 100% nivelin e njohjes së tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive.

Sporti, sot në Shqipëri, ndodhet në një farë formalitet­i, ku të gjitha palët janë pajtuar dhe asnjëri nuk ndërmerr nisma ligjore ose aksion për reforma të thella, që në 5 vite të ketë ndryshuar pamja sportive e Shqipërisë.

Dalja nga pozicioni që jemi kërkon kurajë, kërkon guxim, por edhe bindjen politike dhe financiare që kjo formë vetëm e forcon buxhetin, rrit të ardhurat dhe nuk i dobëson aspak ato. Personalis­ht, jam i gatshëm të jap teknikisht arsyet se përse dhe si ndodh kjo. Nga ana tjetër, iniciativa për këtë u takon ligjvënësv­e ose ministrive përkatëse.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania