Panorama Sport (Albania)

Ngec Kukësi, barazim mes drithërima­sh

Probleme në sulm dhe pak raste, nënkampion­ët e Shqipërisë rrezikuan ndaj Valetës

- SENAD NIKSHIQI

"Kualifikim­i do të vendoset në Maltë". Peter Pakult e kishte parandierë një ditë para ndeshjes, duke bërë një deklaratë të sinqertë, por pak e besuan, madje u mendua si një diplomaci e tepruar në prag të takimit. Por, në fushë u konfirmua ajo që austriaku paralajmër­oi. Valeta befasoi Kukësin dhe mund të kishte dalë me fitore nga ndeshja e

Kualifikim­i do të vendoset në Maltë". Peter Pakult e kishte parandierë një ditë para ndeshjes, duke bërë një deklaratë të sinqertë, por pak e besuan, madje u mendua si një diplomaci e tepruar në prag të takimit. Por, në fushë u konfirmua ajo që austriaku paralajmër­oi. Valeta befasoi Kukësin dhe mund të kishte dalë me fitore nga ndeshja e djeshme në stadiumin "Loro Boriçi". Ishte një ndeshje që për nga mënyra sesi luajtën skuadrat, mbeti e hapur deri në fund. Barazimi 0-0 kënaq më tepër maltezët, por gjithsesi për Kukësin e rëndësishm­e ishte që pavarësish­t se nuk fitoi, të paktën nuk pësoi gol. Me pesë debutues në formacion, natyrshëm që nuk pritej të ishte gjithçka "vaj" për verilindor­ët, por gjithsesi dukshëm skuadra zhgënjeu. Përjashto kapitenin Shameti, dyshen e qendrës së mesfushës Dzaria e Musolli, por edhe Çyrbjen, që u mundua të dilte mbi të tjerët falë cilësive individual­e që ka, Kukësi ishte një zhgënjim në pjesën tjetër. Valeta u shfaq agresive që në start dhe iu afrua më tepër golit, por verilindor­ët ruajtën të paprekur portën prej Frashërit, që reagoi mrekullish­t në rastin më të pastër të miqve në pjesën e dytë. PJESA E PARË

Melo dhe Qaqi në mbrojtje, Zguro e Çyrbja në mesfushë dhe Plaku në sulm kishin tjetërsuar Kukësin. Në fillim janë maltezët që përmes lojtarëve të krahut dhe sulmuesit kryesor, Fontanela, çorientojn­ë mbrojtjen kuksiane. Kukësi reagon menjëherë duke fituar tri goditje këndi radhazi, por si Shameti, edhe Qaqi, nuk gjejnë dot portën pas kërcimeve me kokë në zonë. Loja është e ekuilibrua­r, me maltezët që dalin shpejt në kundërsulm dhe i arohen golit me Pena Beltre. Momenti më i mirë i Kukësit në pjesën e parë ishte aksioni i minutës së 20-të, ku pas kombinime të shpejta, Musolli nuk e finalizua dot me gol. Gjithsesi, ishte Valeta që kishte rastin më të pastër me Fontanelën, që shpërdoroi në mënyrë të pabesueshm­e përballë Frashërit. PJESA E DYTË

Pas pushimit, Pakult nuk bën ndryshime. Mirëpo, loja është thuajse fotokopje e pjesës së parë, me një Kukës shumë larg portës. Sebino Plaku në majën e sulmit mbulohet rreptë nga maltezët dhe e ka të vështirë

të bëhet i rrezikshëm. Çyrbja në të djathtë dhe Rrumbullak­u në të majtë marrin shpesh iniciativë­n, por kjo nuk mjafton. Pakult bën zëvendësim­in e parë, duke hedhur në fushë Ethemin dhe larguar Zguron, në një debutim për t'u harruar. Mesfushori nga Tetova krijon

pështjelli­me me inkursione­t e tij, por mungon rrezikshmë­ria në portën e Valetës. Për të pritur një rast ideal shënimi, duhet të vijë fundi i lojës. Çyrbja bën diferencën në krahun e djathtë, por as kjo nuk mjafton. Pakult hedh në fushë edhe blerjet e verës, Shpehar e Harba, mirëpo ndryshimi në fushë nuk duket. Minutat ikin shpejt dhe në fund është Frashëri që eviton një gol të sigurt pas goditjes së Nvoko. Valeta është më e rrezikshme, por edhe maltezët vetë nuk kanë besimin e duhur se mund të fitojnë në transfertë. Gjithçka mbyllet 0-0, për t'u vendosur tashmë më 17 korrik në stadiumin "Ta Qali" të Valetës.

 ??  ??
 ?? Foto: F.Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Shkodër
Foto: F.Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania