Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt: Tani jemi të zhgënjyer, më vonë do ndihemi krenarë

“Duhet ta kishim vrarë ndeshjen me golin e dytë”

-

aret Sauthgejt thotë se mungesa e golit të dytë që do të vriste ndeshjen, ishte shkaku i eliminimit të Anglisë së tij. "Në pjesën e parë ishim shumë mirë dhe patëm raste. Humbëm paksa drejtimin pas golit të tyre. Ndoshta, në atë moment u dorëzuam në vend që të kontrollon­im ndeshjen", ishin fjalët e para të teknikut të "Tre Luanëve". "E rimorëm kontrollin në kohën shtesë dhe u treguam të qetë. Futbolli me eliminim direkt vendoset nga detajet më të vogla. Kur ke periudha fikjeje në një ndeshje kundër një skuadre cilësore, atëherë duhet të bësh llogaritë. Ne na duhej goli i dytë. Mendoj se po kërkonim sesi të ndryshonim drejtimin e erës, por duhet të ishim treguar më të qetë. Ndalëm së luajturi për një periudhë 20 minutash në pjesën e dytë". Është pikërisht mungesa e përvojës, ajo që fajëson 47vjeçari për përmbysjen e kroatëve: "Mendoj se luajtëm mirë në pjesën e dytë, por humbëm pak kontrollin e topin. Kur je në avantazh gjatë një ndeshjeje të madhe dhe askush nga lojtarët tanë nuk ka luajtur më parë në një të tillë, askush nuk e di sesi do të reagosh derisa je në fushë. Por kompliment­e

lojtarëve tanë që e rifituan disi qetësinë, ndërsa ndeshja vazhdonte dhe ne patëm po aq raste sa edhe ata". I pyetur nëse ishte përvoja e kroatëve ajo që vendosi, trajneri tha: "Ne e dinim që skuadra që sollëm në këtë Botëror ishte më e papërvoja në kompeticio­n

dhe e vetmja mënyrë për ta kaluar këtë, është të luajmë sa më shumë në këtë turne. Modriç dhe Rakitiç kanë luajtur në ndeshje të mëdha. Unë jam tmerrësish­t krenar për mënyrën sesi lojtarët e mi luajtën dhe mund ta shohim nga reagimi i tifozëve, ata ndjenë

të njëjtën gjë. Ishte e vështirë t'u thoshe diçka lojtarëve për t'i bërë të ndihen më mirë në këtë moment. Ata nuk e kanë përjetuar këtë përpara dhe kjo tregon gjithashtu se mund të jetë një eksperienc­ë e paharruesh­me të luash për vendin tënd. Ne kemi bërë progres të

pabesueshë­m dhe ndoshta mbërritëm në një fazë, që në fillim të Botërorit do ta kishim konsiderua­r sukses. Por ne besuam vërtet se mund të shkonim deri në finale". Edhe një vlerësim për kapitenin Kejn: "Herri dha gjithçka për skuadrën. E udhëhoqi ekipin shkëlqyesh­ëm gjatë gjithë turneut dhe nuk mund të kisha pritur më shumë si kapiten apo njeri gjatë 3 javëve të fundit". Në fund, pyetja për finalen e vogël kundër Belgjikës: "Askush nuk do ta luajë atë. Por ne duam të luajmë një tjetër ndeshje për të bërë krenarë tifozët".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania