Panorama Sport (Albania)

Pikford: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen

-

Portieri Xhordan Pikford është i zhgënjyer, por 24-vjeçari përpiqet që të shohë anën pozitive të këtij Botërori. "Ishte një eksperienc­ë për ne dhe një ndeshje që donim ta fitonim. Ndoshta kaluam në avantazh shumë shpejt. Na duhej ai goli tjetër për ta vrarë ndeshjen dhe patëm disa raste të mira për ta shënuar, por nuk i shfrytëzua­m". Pastaj, portieri i Evertonit vlerëson rivalët: "Një skuadër si Kroacia, ne e dimë kërcënimin e tyre kur sulmojnë. Kanë lojtarë shumë cilësore. U rezistuam disa stuhive. Duhet të tregojmë krenari dhe pasion për atë që kemi. Shikoni tifozët sonte. Kisha një lëmsh në fyt kur i shikoja ata që na duartrokis­nin në fund. Mendoj se jemi përmirësua­r si kombëtare dhe shpresoj ta bëjmë më shumë në të ardhmen".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania