Panorama Sport (Albania)

Tripier: Nuk ishte e thënë, faleminder­it tifozëve!

-

Edhe Kieran Tripier bëri një Botëror të mrekullues­hëm. Mbrojtësit të Totenhemit i vjen keq që ai supergol që në minutën e pestë nuk e ndihmoi skuadrën e Anglisë të bënte edhe hapin e fundit drejt finales. "Sigurisht që jemi të zhgënjyer, por jemi rritur si skuadër gjatë turneut dhe i përballuam mirë disa ndeshje, por edhe penalltitë. Të gjithë e dinë që duhet t'i shfrytëzos­h shanset në një gjysmëfina­le Botërori dhe nëse do ta kishim shënuar edhe golin e dytë, gjërat do të ishin ndryshe. Ne jemi shumë krenarë për veten dhe stafin që mbërritëm deri në këtë fazë. Nuk ishte e thënë, por duam të falënderoj­më të gjithë tifozët tanë. Të gjithëve u jemi mirënjohës për sakrificat që kanë bërë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania