Panorama Sport (Albania)

“Zonja” tentoi Leo Mesin dy vite më parë

-

Sot, tifozët e Juventusit janë duke shijuar Ronaldon me fanellën bardhezi, por kush e mendonte që dy vite më parë mund të ishte "rivali" i tij i përjetshëm në Torino. Bëhet fjalë për Leo Mesin. Lajmin e bën të ditur gazeta katalanase "Mundo Deportivo", që shkruan se skuadra e Juventusit tentoi të transferon­te Lionel Mesin dy vite më parë. Ata përfituan nga momenti i vështirë që po kalonte "Pleshti" pas Kupës së Amerikës dhe dërguan emisarët e tyre për të takuar lojtarin. Por Mesi e refuzoi mundësinë e një transferim­i në Serinë A me mirësjellj­e, për të vazhduar rrugëtimin që ka nisur me Barcelonën. Në atë merkato, "Zonja" bleu Higuainin nga Napoli. Por ndryshe nga 2 vite më parë, këtë herë ishte këmbëngulj­a e madhe e presidenti­t Anjeli dhe insistimi i tij për të sjellë Ronaldon në Torino. Në tentativën për të blerë Mesin u dërguan disa përfaqësue­s dhe kjo gjë nuk e bindi aspak futbollist­in argjentina­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania