Panorama Sport (Albania)

Tjetër grevë nga punëtorët e "FIAT": Po tallen me djersën tonë

-

Edhe përpara se të zbarkonte në Torino, nisën pakënaqësi­të e para për faktin se Andrea Anjeli kishte 10 vite që nuk ofronte rritje page për punëtorët e "FIAT"-it, ndërkohë që për Ronaldon shpenzoi 377 milionë. Dhe të indinjuar nga ky fakt, dje punonjësit e "FIAT"-it në Melfi kanë lajmëruar dy ditë greve: "Është e papranuesh­me që më djersën tonë, Juvja paguan këto shifra të paimagjinu­eshme. Na thuhet se kohët janë të vështira, se duhet të përdorim rrjete të sigurisë sociale, duke pritur për nisjen e modeleve të reja, të cilat kurrë nuk arrijnë. Ndërsa punëtorët dhe familjet e tyre shtrëngojn­ë rripat e tyre gjithnjë e më shumë, kompania vendos të investojë shumë para në një burim të vetëm njerëzor. Drejtuesit shohim se preferojnë botën e futbollit, argëtimin dhe gjithçka tjetër. Për arsyet e përshkruar­a më lart, 'Unione Sindacale di Base' ka vendosur një grevë në 'FCA Melfi', në orën 10:00, të dielën, më 15 korrik, dhe të martën, më 17 korrik"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania