Panorama Sport (Albania)

“Elliott” investon 50 mln €, por Milanit i duhet të shesë

Financat në krizë, fondi amerikan merr në dorë menaxhimin e skuadrës kuqezi

- Strategji

Nuk janë ditë të lumtura këto për Milanin. Nëse rivalët forcohen çdo ditë, gjendja te kuqezinjtë nuk lë vend për optimizëm si ai i një vere më parë. "Elliott" ka marrë në dorë klubin që në fillim të javës dhe tashmë ka bërë hapin e radhës. Amerikanët kanë derdhur 50 milionë euro në arkat kuqezi, të cilat, për sa i përket sezonit, shënojnë një bilanc në minus 80 milionë. Dollarët e fondit do të shërbejnë për një shtim buxheti, por kanë pak efekt në bilancet e "Djallit", por të paktën, siç konfirmojn­ë burime pranë klubit, shërbejnë për të qetësuar disi situatën në nivel ekonomik. Mbledhja e bordit drejtues në ditët e ardhshme do të shërbejë për të qartësuar akoma më shumë të ardhmen e klubit. Me largimin e menaxherit të skuadrës, Kristian Abiatit (Gatuzo i ofroi një vend në staf), pritet një afrim i Paolo Maldinit, megjithëse lajmi gjen pak konfirmim në ambientet kuqezi. I lëkundur është edhe pozicioni i Marko Fasones, që, edhe nëse qëndron si administra­tor, nuk do të ketë kompetenca­t e epokës kineze.

- Për të pasur pak shpresa për kupat europiane, Milanit i duhet të paktën një buxhet aktiv me mbi 50 milionë euro, para të cilat klubi nuk i ka. Një alternativ­ë, mbase edhe e paevituesh­me, mund të jetë ajo e shitjes së disa lojtarëve në mënyrë që të sigurohen 150 milionë eurot e nevojshme për t'iu bërë ballë problemati­kave të shumta të klubit. Xhixho Donaruma është i pari që mund të shitet, por për portierin nuk ka ardhur ende një ofertë si ajo që shpresojnë kuqezinjtë (70 milionë euro). Rreth 40 milionë euro të tjera mund të përfitohes­hin nga shitja e Susos, por edhe për spanjollin ka munguar këmbëngulj­a e klubeve të interesuar­a. I fundit në listë, por jo më pak i mundshmi për t'u larguar, është Leonardo Bonuçi. Kapiteni ka shumë admirues nëpër Europë, e sidomos Angli, por për më pak se 38 milionë euro, as ai nuk mund të largohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania