Panorama Sport (Albania)

“Muratori” De Vraj: Ja pse zgjodha Interin

"Me Lacion s’kam asnjë peng, ndaj Interit luajta pastër"

-

Stefan De Vraj është prezantuar dje zyr tarisht me skuadrën e Interit. Mbrojtësi holandez u shpreh shumë i kënaqur që zgjodhi skuadrën zikaltër për të vazhduar karrierën e tij. Ai erdhi nga skuadra e Lacios me parametra zero, pasi kontrata e tij skadoi në fund të muajit qershor. De Vraj pritet të luajë në mbrojtje me Mirandën dhe Skrinjar, trajneri Spaleti kërkon të formojë një mbrojtje të hekurt për të përballuar një sezon me shumë ndeshje. Kujtojmë që Interi është rikthyer në Champions, një kompeticio­n që mungonte prej gjashtë vitesh. Pyetja e parë që iu bë holandezit ishte për transferim­in e Ronaldos te Juventusi.

Çfarë impakti do të ketë e ardhja e Ronaldos në sezonin e ardhshëm?

Është diçka e mirë për futbollin italian. Më vjen mirë, por tani jam i fokusuar tek Interi. Sapo kemi filluar përgatitje­t, jemi të plotë dhe duam të konfirmohe­mi. Ka shumë ambicie dhe duhet të rritemi. Pse zgjodhët Interin? Klubi më dha menjëherë besim, jam i impresionu­ar nga projekti dhe nga shoqëria

zikaltër. Ndihem shumë i lumtur dhe besoj që kam bërë zgjedhjen e duhur, numri 6 më pëlqen.

Luani më mirë në një mbrojtje me tre apo katër?

Nuk kam asnjë preferencë, i kam aplikuar të dyja dhe jam ndierë mirë. Kjo do të varet

nga trajneri, sesi ai do të dëshirojë të luaj.

Ka pasur disa dyshime për ndeshjen e fundit ndaj Interit, si e komentoni?

Më vjen shumë keq për atë çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit. Jam i bindur që askush nuk ka dyshuar në seriozitet­in

tim. Me klubin e Lacios u ndamë në paqe, duke i uruar njëri-tjetrit fat në të ardhmen.

Kur e keni komunikuar largimin nga Lacio?

Nuk më kujtohet saktë, por besoj 2-3 javë para se të luhej ndeshja e fundit.

Kush ju ka impresionu­ar deri tani?

Askush në veçanti, nuk kam pasur asnjëherë asnjë shembull. Më kanë pëlqyer disa lojtarë të veçantë, por jo se kam dashur të jem si ata. Më pëlqen të luaj në një skuadër që zbret në fushë e bashkuar. Grupi është shumë i rëndësishë­m.

Objektivi juaj i sezonit të ri?

Klubi kërkon që të jemi konkurrent­ë dhe të rritemi në lojën tonë. Duam të bëjmë mirë në të gjitha kompeticio­net që do të luajmë.

Ka ndikuar Spaleti në

zgjedhjen tuaj?

Ashtu siç e theksova dhe më sipër, ishte një zgjedhje që e bëra së bashku me klubin e Interit. Ata më donin dhe unë gjithashtu. Mendoj që dhe trajneri më dëshironte në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Do të donit të ndryshonit ndeshjen Lacio- Inter nëse do ju jepej mundësia?

Tani ajo është një ndeshje që i përket së kaluarës. Nuk mund të shkojmë prapa. Shkoi ashtu siç shkoi. Mund të them që luajta deri në sekondën e fundit me seriozitet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania