Panorama Sport (Albania)

Eder, te Jiangsu për 5 milionë euro

-

Interi duket se ka vendosur ta shesë lojtarin me origjinë braziliane, Eder, për shumën e pesë milionë eurove te skuadra kineze e Jiangsu, që është në pronësi të bosit aktual të zikaltërve, Jing Dong. Eder do të përfitojë një kontratë dyvjeçare, duke fituar 27 milionë euro. Sulmuesi nuk është më në planet e trajnerit Spaleti, që tani, me ardhjen e argjentina­sit Martinez, ka një sulmues më shumë në skuadër. Eder duket se do të pranojë ofertën e Jiangsu, pasi e di që kjo mund të jetë një marrëveshj­e e mirë për të nga ana financiare, duke parë edhe moshën e madhe që ka lojtari. Ai, madje, do të kishte mundësi të gjente më shumë hapësira në kampionati­n aziatik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania