Panorama Sport (Albania)

Mahrez: Jam i lumtur që zgjodha Sitin

-

Ishte goditja e parë në merkato e trajnerit Pep Guardiola. Rihad Mahrez u transferua për shumën e 59 milionë eurove nga Laiçesteri, që e kishte blerë atë vetëm për 400 mijë paund nga Le Havre në 2014. Lojtari deklaroi se ishte shumë i kënaqur që kishte zgjedhur skuadrën e Sitit. "Mënyra sesi luan Mançester Siti më ka befasuar prej disa sezonesh, por në këto dy të fundit ajo ka qenë perfekte. Kjo, falë trajnerit Pep Guardiola, që është një mjeshtër i futbollit sulmues. Besoj se do të jemi të suksesshëm në vitet e ardhshme nën kujdesin e Pepit. Ai do të na ndihmojë të rritemi në lojën tonë. Jam i gatshëm të jap çdo gjë për skuadrën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania