Panorama Sport (Albania)

“Pastore të justifikoj­ë vendin te Roma”

-

Roma ka qenë shumë aktive në merkaton e verës, duke nënshkruar me disa lojtarë premtues. Pasi shiti Naingolan tek Interi, romakët afruan Kluivert nga Ajaksi dhe Pastore nga Parisi. Ky i fundit pritet të zëvendësoj­ë belgun e larguar për në Milano. Trajneri Di Françesko tha se argjentina­si duhet ta fitojë formacioni­n. "Jam shumë i lumtur me transferim­et, kemi afruar disa lojtarë të rëndësishë­m. Midis tyre edhe Pastore, që ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur më parë në Seria A me Palermon dhe më pas te Parisi, ku është shpallur kampion i Francës. Ku do të luajë? Këtë do ta shohim, ai duhet ta justifikoj­ë vendin e tij në formacion".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania