Panorama Sport (Albania)

Dortmundi huazon talentin e Realit të Madridit

-

Skuadra gjermane e Borusias së Dortmundit ka arritur një marrëveshj­e të bujshme me Realin e Madridit për të sjellë në Bundesligë talentin 19-vjeçar, Arshaf Hakimi. Lojtari që luan si sulmues krahu, do të jetë në huazim për dy vite me të drejtë blerjeje. Madrilenët e vlerësojnë kartonin e tij rreth 19.5 milionë euro. Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, duke parë sesi do të jetë paraqitja e lojtarit në Gjermani. Trajneri Favre e vlerëson shumë lojtarin dhe mund t'i besojë atij një vend në formacioni­n titullar. Kjo, edhe pas largimit të Jamelenkos drejt Premier Ligës te skuadra e West Hemit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania