Panorama Sport (Albania)

“Ozil dhe Gyndoan të mos luanin në Botëror”

-

Ish-trajneri i Bajernit dhe kombëtares zvicerane, Otmar Hitcfeld, ka deklaruar për "Die Zeit" se trajneri Lëv duhet të kishte vepruar ndryshe me çështjen "Ozil-Gyndoan". "Mendoj që kjo situatë duhet të ishte zgjidhur ndryshe nga drejtuesit e Gjermanisë. Ajo krijoi një gjendje jo të qetë për lojtarët e tjerë. Lojtarët të përfshirë në këtë çështje kishin presion dhe nuk arritën të shfaqnin potenciali­n e tyre në ndeshjet që luajtën. Po të kisha qenë në vend të Lëv, nuk do t'i kisha grumbullua­r që në momentin e parë, duke shmangur kështu çdo kritikë ndaj tyre dhe vetes", u shpreh Hitcfeld për revistën e famshme. Ai tani është duke shijuar pensionin pas dorëheqjes nga kombëtarja zvicerane në 2016.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania