Panorama Sport (Albania)

Junatid-Bajern, të interesuar për Rebiç

-

Ante Rebiç është lojtari më i kërkuar në merkaton e verës në Bundesligë. Lojtari që luan për Frankfurti­n ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me skuadrën e tij, që arriti të fitonte Kupën e Gjermanisë përballë Bajernit të Mynihut në Berlin. Ai ishte autori i dy golave për skuadrën që drejtohej nga trajneri Niko Kovaç, i cili tani është te Bajerni. Kovaç ka kërkuar që kroati t'i bashkohet atij në Mynih. Ndërkohë që shumë skuadra të tjera kanë shfaqur interesim për Rebiç, ndër to edhe Mançester Junajtid. Murinjo e pëlqen shumë lojtarin që njihet për shpejtësin­ë e tij me top, por edhe për nuhatjen e portës, duke shënuar gola të rëndësishë­m.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania