Panorama Sport (Albania)

“Shansi i fundit” për Mavrajn, interesim nga Deportivo la Korunja

Liga e Dytë, mundësi për të shpëtuar karrierën

- Interesimi -

Mërgim Mavraj nuk është në planet e trajnerit të Hamburgut edhe për këtë sezon. Pas ndëshkimit një sezon më parë, pa i dhënë asnjë shpjegim, shqiptari do të jetë pjesë e Hamburg U-21 edhe për këtë vit, në rast se do të kërkojë që të respektojë edhe vitin e fundit të kontratës me skuadrën gjermane. Mirëpo, së fundmi, duket se ka dalë në skenë një mundësi tjetër që mbrojtësi i Kombëtares të shpëtojë karrierën e tij: Deportivo la Korunja.

Rënia e Hamburgut në Bundesligë­n Dy, ka shtrënguar klubin që të largojë disa nga titullarët e një viti më parë. Arsyeja? Fondi i lartë i pagave. Mes tyre, edhe Mërgim Mavraj ka fituar të drejtën nga klubi që të gjejë një sistemim. Pas bisedimeve për një kalim në Arabinë Saudite, Fenerbahçe­s dhe Trabzonspo­rit në Turqi si dhe Serisë B si pistë, ka dalë në skenë një tjetër opsion. "Bild" bën me dije në Gjermani se për Mërgim Mavrajn ka nisur bisedimet skuadra e Deportivo la Korunjës. E rënë në Ligën e Dytë spanjolle dhe që kërkon që të përforcohe­t për t'u rikthyer sa më shpejt në La Liga, skuadra spanjolle ka hedhur sytë nga shqiptari. Tani është në dorë edhe të vetë Mavrajt për të negociuar çështjet financiare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania