Panorama Sport (Albania)

Pak tifozë dhe festë malteze, ja pikantet e sfidës Champions

-

Ndeshja mes Kukësit dhe Valetës ka pasur pak interes, edhe pse bëhej fjalë për një takim të vlefshëm për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Numri i tifozëve nuk shkoi as 1 mijë dhe kjo ishte diçka e paralajmër­uar, pasi një ditë para sfidës, as 200 bileta nuk ishin shitur. Gjithsesi, tifozët e Kukësit erdhën në mënyrë të organizuar në stadium, pak minuta përpara se të niste ndeshja, duke sjellë një atmosferë të ndezur në qytetin e Shkodrës, edhe pse të paktë në numër. Ultrasit e Kukësit, grupimi "Mërgata", mbështetën fuqishëm skuadrën, madje në një moment ndezën edhe flakadanë, duke krijuar atmosferë. SHKODRANËT - Pritej që të kishte më shumë shkodranë në mbështetje të Kukësit, por, mesa duket, ndeshja gjysmëfina­le e Kampionati­t Botëror mes Kroacisë dhe Anglisë ka pasur një ndikim të madh. Një numër i konsiderue­shëm shkodranës­h pëlqejnë futbollin kroat. MALTEZËT - Rreth 30 tifozë kanë udhëtuar nga Malta për të ndjekur në stadiumin e Shkodrës ekipin e tyre të zemrës, Valeta. Me flamuj, fanella dhe simbole të Valetës dhe Maltës, ata kanë mbështetur ekipin e tyre. Disa prej tifozëve kishin marrë me vete edhe instrument­e muzikore tradiciona­le, duke tërhequr vëmendjen në stadiumin e Shkodrës. PËRPLASJA - Gjatë lojës, një moment pikant u shënua në minutën e 36-të, kur dy lojtarët e Kukësit, Melo dhe Çyrbja, debatojnë mes tyre pas një kundërsulm­i të Valeta në të djathtë të mbrojtjes kuksiane. Të dy lojtarët bëjnë gjeste ndaj njëritjetr­it, duke u munduar të sqarohen. Ndërkohë, në minutën e 78të, pas një inkursioni në të djathtë, lojtari i Valetës, Gill, godet një top në anësore dhe i heq nga dora flamurin asistentin islandez. Ky moment shkaktoi ilaritet në stadium. THIRRJET - Teksa po luhej minuta e 60-të, grupimi i tifozëve "Mërgata" brohoritën në kor emrin e Ballist Morinës, shqiptari i cili u lirua pak ditë më parë nga burgu. Tifozët e Kukësit shfrytëzua­n momentin për të brohoritur në kor emrin e njeriut që u bë i famshëm në Serbi-Shqipëri, duke marrë përsipër autorësinë e ngritjes së dronit. DREJTUESIT - Drejtuesit e Valetës kanë ardhur të shoqëruar nga bashkëshor­tet në Shkodër. Përveçse kanë shijuar ndeshjen, ardhjen e tyre që më 9 korrik në Shkodër e kanë shfrytëzua­r edhe për të shijuar resurset natyrore, dhe jo vetëm, që ka qyteti verior. S.Nikshiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania