Panorama Sport (Albania)

MINUTAT

-

5' Goditje këndi për Kukësin, Shkodra kroson në zonë dhe Qaqi i lirë kërcen me kokë në shtyllën e parë, por topi përfundon jashtë. 16' Kundërsulm i Valetës me Piciollon, që shërben te Pena Beltre në krahun e djathtë, i cili lëshon një predhë, por rrjetë e jashtme. 20' Aksion fantastik i Kukësit pas kombinimev­e të Dzarias, Plakut dhe Musollit, me këtë të fundit që në hyrje të zonës gjuan tokazi me të majtën, por është i pafat, pasi topi kalon ngjitur me shtyllën. 26' Piciollo godet fort nga brenda zonës, Frashëri pret në pozicion. 27' Rrumbullak­u kroson në zonë, portieri Bonello del huq, por Çyrbja nuk përfiton, teksa është mbrojtësi Kamileri që largon rrezikun. 29' Kapiteni Shameti tenton mrekullinë nga distanca, duke parë daljen e portierit, por ky i fundit kupton gjithçka dhe pret në pozicion. 36' Rast i artë për maltezët, Muskat nxjerr të lirë sulmuesin Fontanela, që përballë Frashërin gabon fatalisht, duke goditur jashtë. 81' Çyrbja lëviz mirë në krahun e djathtë, driblon e më pas shërben te Melo, që brenda zonës gjuan tokazi, por goditja e braziliani­t pritet lehtësisht nga portieri. 82' Kundërsulm i shpejtë i maltezëve, Nvoko del i lirë në hyrje të zonës pas asistit të Piciollos dhe godet fort me të djathtën, por Frashëri bën mrekullinë, duke grushtuar. 83' Çyrbja godet tokazi me të majtën nga jashtë zone, por pret i sigurt portieri maltez. 84' Rast i artë për maltezët pas një daljeje të gabuar të Frashërit, por Santiago i habit të gjithë, duke goditur jashtë. 90+3' Rrumbullak­u kroson në zonë nga kornia, teksa Shameti kërcen mbi të gjithë, por është i pafat, pasi topi përfundon jashtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania