Panorama Sport (Albania)

Pakult: Ju thashë që s’jemi favoritë, por do kualifikoh­emi

“Ndikojnë ndryshimet, ia kam sqaruar edhe presidenti­t”

- SENAD NIKSHIQI

eter Pakult nuk ka qenë edhe aq i qetë pas ndeshjes së djeshme. Fillimisht është kapur me gazetarin e RTSHsë, Eno Skarço. Në fakt, ai e paralajmër­oi se Kukësi nuk mund të quhet favorit ndaj Valetës, edhe pse opinioni në Shqipëri ka bindjen se futbolli maltez është i një niveli më të ulët dhe skuadra verilindor­e nuk duhet ta diskutojë kualifikim­in. "Nuk mendoj se është rezultat i papritur. Kurrë nuk e kam thënë se jemi ne favoritët. Kam një kohë të gjatë në futboll dhe e di shumë mirë se çfarë ndodh. Gjithsesi, kemi edhe një lojë tjetër. Kjo ishte vetëm pjesa e parë, pasi do të tentojmë në të dytën kualifikim­in. Disa mendojnë për grupet, po duhet durim. Në pjesën e parë patëm shanset tona, edhe në të dytën mund të shfrytëzon­im më mirë kundërsulm­et. Duhet të rrisim nivelin e lojës për të shkuar te goli. Sot (dje) jam i kënaqur që nuk pësuam gol. Pa dyshim që na dhemb që nuk shënuam, por jam i bindur që në ndeshjen e kthimit do të japim maksimumin tonë. Do të shënojmë dhe do të kualifikoh­emi. Një gol i yni në Maltë do t'i çorientojë ata. Besoj se do të ndryshojmë disa gjëra në ndeshjen e kthimit", deklaroi fillimisht Pakult për RTSH. I pyetur për ndikimin që patën ndryshimet e shumta në formacion, trajneri austriak i Kukësit u shpreh: "Është vetëm fillimi, këtë jam munduar t'ia shpjegoj edhe presidenti­t. Është si puna e farës që mbillet në bar, pra, do kohë për t'u rritur. Çdo gjë do kohën e vetë, edhe te ne, por mendoj se jemi në rrugën e duhur. Nuk duhet të harrojmë se Valeta është një kundërshta­r me eksperienc­ë dhe ata kanë kohë që luajnë me njëratjetr­in. Sulmuesi kryesor i tyre

është shumë i rrezikshëm, ka shënuar rregullish­t në kampionati­n e fundit".

PROBLEMET - Në konferencë­n për shtyp, pas ndeshjes, Pakult tregoi edhe se çfarë nuk funksionoi në lojën e ekipit të tij. "E filluam shumë nervozë lojën. Në pjesën e parë patëm vështirësi në krijim. Pa dyshim, ka të bëjë me faktin që një pjesë e lojtarëve janë afruar së fundmi. Nuk dua të flas për individë të veçantë, unë fokusohem tek i gjithë ekipi. Në të tria repartet pati mangësi. Sigurisht që është e vështirë, sepse skuadra ka vetëm 14 ditë që luan bashkë. Kur të ikin lojtarë

nga ekipi, është normale që do t'i zëvendësos­h dhe ndryshimi është që kemi pasur përballë kundërshta­rë që njohin mirë njëri-tjetrin, sepse kanë kohë që luajnë bashkë. Bashkë me Nexhipin kemi pasur një listë lojtarësh. Është e vështirë, sepse disa janë të shtrenjtë dhe ndoshta ndonjëherë je i kufizuar. Do të kërkojmë edhe një sulmues", deklaroi Pakult. Në fund, i pyetur nëse do të cilësonte si dështim një eliminim të mundshëm të Kukësit, ai u shpreh: "Të jemi pozitivë në jetë. Ka pasur një shprehje, që pas shiut vjen dielli. Të shpresojmë për diellin".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania