Panorama Sport (Albania)

"Dështim nëse do të eliminohes­him"

-

Trajneri serb i Valetës, Danilo Donçiç, një ditë para ndeshjes ishte shprehur se do të kënaqej me një barazim. Ndërsa pasi përfundimi­t të sfidës theksoi se do të ishte më mirë të mbyllej 1-1 dhe jo 0- 0. "Do të preferoja një rezultat 1- 1, sepse ishte ndryshe. Ndërsa me barazimin 0-0 gjithçka është e hapur. Megjithatë, jam i kënaqur me rezultatin. Në pjesën e parë kishim më shumë raste. I patëm mundësitë ta fitonim ndeshjen. E dinim se Kukësi është skuadër e fortë, por kur zbret në shumë aty maten forcat e vërteta", deklaroi trajneri i maltezëve. I pyetur për atë që pret në ndeshjen e dytë, serbi deklaroi: "Rezultati 0-0 u jep mundësi të dy ekipeve. Edhe pse kemi mbështetje­n e tifozëve tanë në ndeshjen e kthimit, sërish shanset janë 50 me 50 për dy skuadrat. Do të ishte dështim eliminimi në Maltë, edhe pse Kukësi është skuadër e fortë. Veçoj performanc­ën e kapitenit Shameti, por edhe lojtarëve anësorë, të cilët na krijuan probleme".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania