Panorama Sport (Albania)

Frymëzohet Alban Hoxha: Të përsërisim Ferencvaro­shin

-

Alban Hoxha i konsideron "përralla" premtimet për kualifikim në Ligën e Europës ndaj Mariborit. Ai është me këmbë në tokë dhe premton se skuadra do të bëjë maksimumin në sfidën e sotme. Gjithashtu, ai kërkon edhe mbështetje­n e tifozëve në këtë sfidë. Si është Partizani me Gegën në stërvitje, në skemat që aplikon dhe në aspekte të tjera? Çdo trajner ka mënyrën e vet të të punuarit. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe kjo është e vërtetë dhe jo për t'i bërë qejfin trajnerit që është këtu. Kemi punuar shumë fort dhe ekipi është e kënaqur me punën. Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kur të mbarojnë edhe ndeshjet e Kupave të Europës, trajneri do të ketë edhe më shumë kohë për të parë elementë të tjerë. Me grupin aktual është bërë një punë shumë e mirë dhe këtë do ta tregojë nesër (sot) fusha. Me sa vetëbesim do të luajë nesër (sot) Partizani ndaj Mariborit? Ne nuk mund të themi që do kualifikoh­emi apo përralla të tilla që thuhen përpara ndeshjeve. Ne duam të luajmë të gjithë futboll dhe të japim të gjithë maksimumin. E shoh që në skuadër ka optimizëm. Në kualifikim­in ndaj Ferencvaro­sh dy vite më parë keni qenë ndër më të mirët në fushë. Besoni se edhe ndaj një tjetër emri të rëndësishë­m si Maribori fati të jetë sërish me ju dhe të kaloni më tej? Ne shpresojmë shumë, pasi në futboll duhet edhe fat. Ajo është një ndeshje që ka kaluar. Sigurisht, gjërat e mira që kanë ndodhur i mendoj dhe shpresoj të bëjmë të njëjtën gjë. Janë dy skuadra të ndryshme, por dëshira është e madhe që të bëjmë sa më mirë. Nga informacio­net e deritanish­me, janë shitur vetëm 500 bileta, keni ndonjë mesazh për tifozërinë në prag të kësaj ndeshjeje? Shpresoj që tifozët të jenë sa më të shumtë në stadium për të na mbështetur. Mendoj se ka kohë deri nesër (sot) për të blerë biletat. Dihet tashmë që biletat blihen ditën e ndeshjes. Unë besoj dhe e di mirë që tifozët do të jenë të shumtë. Le ta mbushin plot stadiumin, pasi kemi shumë nevojë për mbështetje­n e tyre. Kur u hodh shorti, si e pritët që do të përballesh­it me Mariborin? Fatkeqësis­ht, për ekipet shqiptare nuk ka kundërshta­rë të lehtë. Shpresonim që të ishte një skuadër edhe më e lehtë, por prandaj është short me gogla dhe i paparashik­ueshëm. Shpresoj që të bëjmë më të mirën. Do të tentojmë të përballemi si të barabartë. Sa e madhe është kjo ndeshje për ju, klubin, lojtarët dhe tifozët? Sigurisht, dihet që është një ndeshje shumë e madhe. Një herë në vit luhet në Kupat e Europës dhe duhet ta shfrytëzos­h sa më mirë këtë mundësi. Është ndeshje e madhe për të gjithë ne. Tani që jeni sërish kapiten dhe rritet përgjegjës­ia për ju, çfarë synoni? Edhe më parë kam pasur përgjegjës­i të madhe. Edhe kur nuk e kam pasur shiritin, kam pasur përgjegjës­i. Megjithatë, do mundohem që t'u jap sa më shumë zemër çunave në fushë, pasi kjo është puna e kapitenit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania