Panorama Sport (Albania)

Prishtina nuk di të shënojë, ka "paqe" në Luksemburg

Skuadra e drejtuar nga Josa dominon në transfertë

-

Prishtina e ka dominuar për 90 minuta ndeshjen e djeshme ndaj Fola të Luksemburg­ut, por nuk ka arritur që të shkojë më shumë se një barazim pa gola. Takimi ka përfunduar në barazimin 0- 0 në Luksemburg. Prishtina edhe një herë ka treguar një paraqitje serioze në Europë. NDESHJA Në pjesën e parë, Fola e filloi shumë më mirë dhe sulmuan më shumë. Por, nga minuta e 15- të, Prishtina e kontrolloi totalisht këtë takim. Pavarësish­t sulmeve dhe aksioneve, në fraksionin e parë nuk krijuan ndonjë rast të pastër dhe kjo pjesë u mbyll 0- 0. Në pjesën e dytë, Prishtina ishte shumë më mirë. Mankenda disa herë rrezikoi portën e Fola Esch, ndërsa një paraqitje të mirë bëri edhe Korenica, i cili pati një rast të mirë në minutën e 61të. Rasti tjetër i mirë për Prishtinën ishte në minutën e 70- të, por nuk u konkretizu­a me gol. Ndërkohë, në minutën e 75- të, vendësit kanë një rast të mirë, por portieri Bekaj tregoi cilësitë e tij. 10 minutat e fundit, Fola ishte shumë më mirë dhe ka pasur një rast të mirë në minutën e 88- të, por fati ishte me miqtë e drejtuar nga

Mirel Josa. Më pas është Prishtina që ka një rast të mirë, por priti portieri i Folas. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0- 0. Pas një jave, Prishtina do të presë në stadiumin "Adem Jashari" skuadrën nga Luksemburg­u ku do të kërkojë që ta kalojë këtë tur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania