Panorama Sport (Albania)

“Shefat” e Mariborit, në një hotel me gjyqtarët

Drejtuesit sllovenë dhe zyrtarët kalojnë natën së bashku

- BESAR BOZGO

Në prag të ndeshjes së sotme mes Par tizanit dhe Mariborit, e para e turit të dytë të Ligës së Europës, zbulohet një fakt i çuditshëm. Zyrtarët e sfidës së sotme që janë gjyqtarët, delegati dhe vështruesi, kanë kaluar natën në hotel "Tirana Internacio­nal". Deri këtu, gjithçka është normale. Por, burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se në të njëjtin hotel kanë qëndruar dje edhe delegacion­i i klubit të Mariborit ku përfshihen drejtues sllovenë. Ndërsa, skuadra dhe stafi teknik i sllovenëve ishin të akomoduar në ish-hotel "Sheraton". Një fakt disi i çuditshëm që le vend për hamendësim­e. Në kohët e sotme nuk ndodh që zyrtarët e një ndeshjeje të akomodohen në të njëjtin hotel me drejtuesit e një klubi. Sigurisht, gjithçka është në kuadër të hamendësim­eve, por një fakt i tillë nuk tingëllon mirë përpara ndeshjes. Duket një gafë e UEFA- s, e cila duhet ta shmangte këtë përplasje. Duke parë që në Tiranë ka disa mundësi zgjedhje për sa u përket hoteleve me pesë yje, gjithçka mund të ishte shmangur për të mos lenë vend për diskutime. Gjyqtarët e ndeshjes së sotme janë nga Franca me kryesor Zherom Brisard dhe ndihmës të tij, Mehdi Rahmouni e Filip Zheane. Gjyqtar i 4-t do të jetë Johan Hamel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania