Panorama Sport (Albania)

Lojtarët bëjnë betimin, Rama monitoron stërvitjen

-

Partizani zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së sotme ndaj Mariborit, që do ta luajë në stadiumin "Selman Stërmasi" në Tiranë. Pas konferencë­s për shtyp, trajneri Skënder Gega ka rrëmbyer menjëherë bllokun e shënimeve dhe ka hyrë në fushë. Lojtarët janë grumbullua­r në mesin e fushës dhe trajneri ka mbajtur një fjalim të shkurtër jo më shumë se 2 minuta. Më pas, futbollist­ët janë afruar më shumë me njëri-tjetrin duke bërë gjestin e betimit me duart e vendosura në mes. Pas këtij momenti, përgatitës­i atletik ka marrë situatën në dorë duke nisur vrapimin e lehtë me futbollist­ët. Në këtë moment në fushë ka hyrë Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama. Ai është afruar menjëherë pranë trajnerit Skënder Gega duke qëndruar të dy në mesin e fushës. Futbollist­ët u ndanë në grupe të vogla dhe nisën ushtrimet e lehta me topin. Rama dhe Gega vëzhgonin me kujdes gjithçka dhe diskutonin mes tyre. Drejtori dhe trajneri qëndruan për më shumë se 20 minuta së bashku. Në prag të sfidës së sotme ndaj Mariborit, duket se angazhimi nga ana e drejtuesve të kuq është maksimal. Ndërkaq, sllovenët e zhvilluan seancën e tyre stërvitore në orën 17:30 për t'iu përshtatur temperatur­ave që do të jenë njësoj edhe gjatë ditës së sotme.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama së bashku me trajnerin Skënder Gega gjatë stërvitjes së djeshme
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama së bashku me trajnerin Skënder Gega gjatë stërvitjes së djeshme
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania