Panorama Sport (Albania)

Milaniç: E njohim Partizanin, presim kualifikim­in

- Temperatur­at e larta?

Trajneri i Mariborit, Darko Milaniç doli dje në konferencë­n për shtyp përpara gazetarëve ku foli për sfidën ndaj Partizanit që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:30 në "Selman Stërmasi". Milaniç tregoi se ka marrë informacio­ne për Partizanin dhe e ka ndjekur në miqësore. I pyetur nëse do t'ia verë syrin ndonjë lojtari të Partizanit për ta marrë në merkato, tekniku tregoi se kjo është detyrë e drejtorit teknik dhe jo e tij. E njihni Partizanin dhe si e pritët shortin? As i lehtë dhe as i vështirë. Për Partizanin kemi marrë informacio­n dhe e kemi ndjekur edhe në miqësore. Do bëjmë më të mirën për ta kaluar turin. Mendoni se është më e lehtë duke qenë se keni mundur Kukësin 4- 0, ndërsa Partizani është renditur më poshtë në renditje? Nuk mund të bëjmë paralelizë­m. Ndeshja me Kukësin ka qenë miqësore. Me Partizanin do jetë tjetër gjë. Mund të shërbejë kjo ndeshje për merkaton dhe të merrni ndonjë lojtar nga Partizani? Partizani ka lojtarë cilësorë. Kjo është një detyrë e drejtorit sportiv dhe jo e jona.

Nuk ka problem për ne. Duke njohur edhe zonën gjeografik­e, do jetë e njëjtë si për ne edhe për Partizanin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania