Panorama Sport (Albania)

Hidi: Duhet shumë fat, ju tregoj Anorthosis

Flet portieri që luan prej një dekade në Qipro: Laçi duhet të shfrytëzoj­ë stadiumin bosh

-

Isli Hidi ka një jetë në vendin ishullor. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka luajtur në pesë skuadra të kampionati­t qipriot, teksa për herë të parë shkeli në ishullin e Afërditës në vitin 2008. Në prag të ndeshjes Anorthosis­Laçi, që luhet sot në orën 19:00, "Panorama Sport" kontaktoi me portierin tiranas, i cili aktualisht po pushon në kryeqytet, teksa njëkohësis­ht kryen edhe kursin e kualifikim­it si trajner për licencën UEFA B. "Anorthosis është një ekip me traditë në Qipro, edhe pse në vitet e fundit nuk ka qenë në nivelet e së kaluarës. Gjithsesi, mbetet një ekip solid dhe me lojtarë me shumë eksperienc­ë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Laçin, sepse përveç ekipit solid që ka Anorthosis, kurbinasit duhet të përballen edhe me temperatur­at e larta që janë aktualisht në Larnaka", ka thënë fillimisht Hidi. I pyetur se sa mund të ndikojë fakti që stadiumi do të jetë me dyer të mbyllura, portieri u shpreh: "Ky është një avantazh për Laçin, pasi tifozëria në përgjithës­i atje është shumë e zjarrtë. Shpresoj të ndikojë pozitivish­t në lojën e Laçit". Më pas portieri që mbylli sezonin me Olimpiakos Nikosia tregoi pikat e forta të kundërshta­rit të bardhezinj­ve. "Të them të drejtën, në sezonin e fundit pika më e fortë e Anorthosis ka qenë porta, pikërisht izraeliti Ariel Harush. Ky i fundit u shpall edhe portieri më i mirë i vitit, por që nuk është më tashmë pjesë e Anorthosis. Megjithatë, për mua lojtari që bën diferencën te qipriotët është numri 10. Bëhet fjalë për fantazisti­n Rajo, i cili është një lojtar mjaft cilësor. Duhet pasur shumë kujdes, pasi nga këmbët e tij kalon thuajse gjithçka në fazën ofensive të Anorthosis", tregon Hidi. Në fund, portieri foli edhe për veten. "Aktualisht po pushoj, në pritje të ofertave. Kam disa kontakte me klube shqiptare, por ende diçka konkrete. Nuk dua të nxitohem, jam gati të vijoj në nivele të larta", përfundoi portieri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania