Panorama Sport (Albania)

Prenga dhe Selmani s'kanë frikë: Laçi ia del me qipriotët

Kapiteni: Janë larguar disa lojtarë, por ne besojmë

- JORGIS MEMO

Laçi nuk i druhet An orthosis dhe këtë e konfirmuan në konferencë­n për shtyp vetë trajneri Besnik Prenga dhe kapiteni Gentian Selmani. Fakti që ndeshja e sotme në orën 19:00 do të luhet me dyer të mbyllura, për shkak të dënimit të fushës së qipriotëve nga UEFA, shihet si një avantazh nga kurbinasit. Sipas trajnerit Prenga, skuadra e tij duhet ta shfrytëzoj­ë në maksimum këtë. "Anorthosis është një ekip i fortë dhe në grupin e më të mirëve që ne mund të përballesh­im. Jemi të ndërgjegjs­hëm për vështirësi­në e ndeshjes, por do të përpiqemi në lidhje me temperatur­at e për të përfituar nga të qenit jofavoritë. larta që janë aktualisht në Gjithashtu, duhet të Qipro dhe sa mund të shfrytëzoj­më në maksimum ndikojnë ato te lojtarët, trajneri faktin që luhet pa tifozë për të i Laçit dha këtë përgjigje: "Moti marrë rezultatin më të mirë", është më i ngrohtë se në Shqipëri, theksoi kreu i pankinës kurbinase, por ne do të japim 100% për të cilin ndeshja e sotme është debutuese. I pyetur

për një rezultat pozitiv. Ne Prenga dhe Selmani gjatë konferencë­s për shtyp nuk kemi frikë nga asgjë dhe kemi ardhur këtu për të marrë më të mirën". Prenga u ndal edhe te kundërshta­ri. "Të gjithë lojtarët e Anorthosis janë të huaj dhe shumë cilësorë, por ne nuk do të bazohemi tek individët e tyre për t'i bllokuar. Do të fokusohemi në tërësi. Rëndësi ka që nuk kemi asnjë problem dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicio­nin tim".

PORTIERI - Portieri dhe njëkohësis­ht kapiteni i Laçit, Gentian Selmani, është optimist për ndeshjen e sotme, pavarësish­t ndryshimev­e që kanë ndodhur në skuadër. Në

konferencë­n për shtyp, talenti foli shkurtimis­ht për mediat qipriote, ndërsa i kontaktuar nga "Panorama Sport", pranoi se janë larguar lojtarë cilësorë, por njëkohësis­ht theksoi se beson shumë te forca e grupit. "Kundërshta­rin e kemi studiuar. Kemi parë disa ndeshje të tyre së fundmi. Besoj se do jetë një ndeshje shumë e luftuar", ka thënë fillimisht portieri. Sa u përket lëvizjeve në merkato, kapiteni u shpreh: "Lojtarët që janë larguar kanë qenë cilësorë. Ata na kanë ndihmuar shumë, duke e sjell ekipin deri këtu. Kryesore te ne ka qenë gjithmonë grupi dhe besoj se kjo do

të vazhdojë të jetë edhe në ndeshjet e radhës. Mendoj se edhe lojtarët e ardhur së fundmi në skuadër janë cilësorë. Po përshtaten me grupin dhe shpresoj të bëjnë mirë duke filluar nga ndeshja me Anorthosis". I pyetur nëse ka ndonjë parandjenj­ë për rezultatin, Selmani theksoi se është avantazh për Laçin fakti që luhet pa tifozë. "Është diçka pozitive, duke ditur që Anorthosis ka një ndër tifozëritë më të zjarrta në Qipro. Shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv. Unë besoj te grupi i lojtarëve që kemi dhe do të japim gjithçka që është e mundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania