Panorama Sport (Albania)

Teuta “pazar” në Lezhë, gati firma me një tjetër guineas

Mesfushori Oumar Turad Kamara nis stërvitjen

- Drilon Xhepollari

Merkato e Teutës duket se është fokusuar vetëm te Besëlidhja, një ekip që militon në Kategorinë e Parë, por që ka treguar se di si zbulohen lojtarët e rinj dhe që premtojnë për të ardhmen. Pasi u arrit marrëveshj­a për sulmuesin e krahut Sekou Kamara, i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtari­t, tani drejtuesit po negociojnë edhe për mesfushori­n Oumar Turad Kamara. 19vjeçari në ditët e fundit është bashkuar me bregdetarë­t dhe kanë nisur stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi. Burime pranë klubit bëjnë me dije për "Panorama Sport" se mesfushori i talentuar është në provë dhe akoma nuk është gjetur një marrëveshj­e mes palëve, pasi fillimisht stafi teknik duhet të japë aprovimin. Gjithsesi, besohet se afrikani do të jetë pjesë e Teutës në edicionin e ri, pasi ka shfaqur një nivel të lartë. Kamara spikati gjatë sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë ku grumbulloi shtatë gola duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës. Pas tij vinte Edison Ndreca, i cili shënoi pesë, ndërsa mbrojtësi i krahut ishte afrimi i parë për Teutën në këtë merkato. Kamara ka eksperienc­ën e mjaftueshm­e, pasi përveçse njihet mjaft mirë si me Sekou Kamaranë apo edhe me Sidibenë, që pritet të nënshkruaj­ë me Teutën gjatë javë, ka edhe një eksperienc­ë të konsiderue­shme në Shqipëri. Ndërkohë, sa i përket fazës përgatitor­e, Teuta do të qëndrojë deri në datën 16 në Durrës dhe të martën më 17 korrik do të nisen drejt Ohrit ku do të qëndrojnë tri javë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania