Panorama Sport (Albania)

Vjen një afrikan, Kastrioti mes disa dilemave në merkato

Mund të prishet akordi me Xheferson dhe Mishel

- Bujar Balliu

Te Kastrioti po punojnë pa pushim për krijimin e skuadrës së sezonit të ri, e cila gradualish­t po merr formë. Deri më tani krutanët kanë bërë disa afrime të rëndësishm­e në skuadër siç janë greko-sudanezi Rrahim, por edhe dy malazezët Poçek dhe Stijepoviç që vijnë nga Sutjeska e Nikshiqit. Por, këto nuk janë të mjaftueshm­e, pasi drejtuesit kanë deklaruar se skuadra ka nevojë për afrime në çdo repart. Pranë firmës janë edhe Erlind Korreshi, Fabio Hasa, Bruno Puja, si edhe Klajdi Broshka i ardhur nga Apolonia. Mirëpo, stafi teknik do të japë vendimin përfundimt­ar pas miqësores të së premtes ndaj Teutës. Gjithashtu, burime të besueshme pranë klubit kanë konfirmuar për gazetën se krutanët janë drejt arritjes së marrëveshj­es me dy lojtarë të Superiores, si edhe një tjetër lojtar tjetër të huaj, por emrat e të cilëve vazhdojnë të mbahen të fshehtë. Sakaq, pista për afrimin e Xheferson dhe Mishel sa vjen e zbehet, pavarësish­t se palët kanë arritur akord paraprak, duke firmosur edhe parakontra­të. Mirëpo, së fundmi lojtarët kanë kërkuar pika shtesë, çka ka bërë që drejtuesit e Kastriotit rishohin akordin e arritur me ta. Ndërkohë, një lojtar ganez prej ditës së djeshme ka nisur një provë te krutanët. Ai do të testohet nga stafi teknik. Quhet Derik Osabutei dhe është 19 vjeç. Bëhet fjalë për një mesfushor krahu që ka qenë pjesë e Leganes në Spanjë. Tashmë kërkon të provojë një aventurë me Kastriotin, mirëpo më parë duhet që të bindë Plorin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania