Panorama Sport (Albania)

Luftëtari për historinë, Shkurtaj premton gol

Sulmuesi: E nisim mbarë në Letoni, sot nuk duhet të pësojmë

- TOMOR SHEHU

Luftëtari do të nisë sot një aventurë his torike. Sezoni i vitit të shkuar u jep mundësinë bluzinjve që të marrin pjesë për herë të parë në një raund kualifikue­s për Europa Ligën. Euforia dhe dëshira për të bërë mirë do të jenë dy nga armët më të forta të bluzinjve në ndeshjen e sotme kundër Ventspils.

Sulmuesi - Vasil Shkurtaj ka hedhur pas krahëve dëmtimin e gjatë që e ka mbajtur jashtë fushës së blertë për shumë javë gjatë sezonit të shkuar dhe pritet të jetë pika referuese e Luftëtarit në majë të sulmit. Nuk bëhet fjalë për ndeshje radhe në kampionat, por për një përballje në Europë. Për të sfiduar Ventspils, trajneri Millosh Kostiç e ka të gatshëm tashmë me 26-vjeçarin Shkurtaj për të dhënë më të mirën e mundshme. Shkurtaj, në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", shpreh bindjen se Luftëtari do të kthehet nga Letonia me rezultat pozitiv. Bindje, të cilën e përforcon edhe më shumë fakti se e gjithë skuadra është e gatshme për t'u përballur denjësisht me Ventspilsi­n. "Më vjen mirë që rikthehem fuqishëm fizikisht pas dëmtimit. Më kanë munguar ndeshjet me skuadrën, por momenti erdhi dhe jam më se i gatshëm për të dhënë 100% të potenciali­t tim. Duke qenë se jemi skuadër profesioni­ste, të gjithë janë të prirë për të dhënë maksimumin. Personalis­ht, rikthimin si titullar (gjithnjë nëse do të aktivizohe­m sot) dëshiroj ta nis me këmbën e mbarë. Si çdo sulmues dua që të shënoj, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndeshje kualifikue­se të një kompeticio­ni të rëndësishë­m si Europa Ligë. Megjithatë, ka pak rëndësi nëse shënoj gol ose jo, pasi ka vlerë çdo gol që mund të vijë nga futbollist­ët tanë. Nuk ka rëndësi autori i golit tonë, por mjafton të mos pësojmë në transfertë. Shënimi i një goli na krijon mundësinë për të kaluar raundin tjetër. Unë, si të gjithë lojtarët, kam për objektiv përfaqësim­in me seriozitet në këtë ndeshje kaq të rëndësishm­e", tha fillimisht Shkurtaj.

Rivalët - Kundërshta­ri për Luftëtarin nuk është "gogol", pasi me kalimin e javëve stafi teknik e ka studiuar duke zbuluar pikat e tij të dobëta dhe ato më të fortat. Ventspils është ekip që ka në përbërje lojtarë cilësorë dhe për Shkurtajn e rëndësishm­e është mbrojtja e vazhdueshm­e për të mos

lejuar pësimin e golit. "Kemi punuar të gjithë së bashku për më shumë se një muaj. Jemi një grup i mirë më cilësi të mëdha, por mbi të gjitha kemi dëshirën dhe egon për të dalë me rezultat pozitiv nga ky takim. Edhe nëse do t'u shërbeja shokëve të skuadrës, qoftë edhe me asist,

do të isha përsëri i kënaqur. Në skuadër janë afruar lojtarë të rinj, të cilët janë integruar më së miri me ne. Kështu nuk na mungon harmonizim­i dhe njohja e lojës me njëri-tjetrin për të dalë fitues nga kjo ndeshje e parë", ka deklaruar Shkurtaj. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania