Panorama Sport (Albania)

Kostiç: Nuk u druhemi letonezëve

-

Letonezët e Ventspils do të jenë skuadra që do sfidohen nga Luftëtari, e cila luan për herë të parë në një ndeshje të Europa Ligës. Trajneri i Luftëtarit, Millosh Kostiç, para sfidës shprehet i bindur për një rezultat pozitiv dhe se skuadra e tij, pavarësish­t se nuk është favoritja, do të tentojë kualifikim­in. "Lojtarët janë të gatshëm për të përballuar kundërshta­rin. Ventspils ka gjendje më të mirë fizike. Gjithsesi, ne nuk jemi aspak inferiorë, por do të provojmë. Jemi gati për një ndeshje të tillë. Ne do të futemi në fushë me ide të qarta, dhe mbi të gjitha që të jemi dinjitozë. Do të kërkojmë të shfrytëzoj­më çdo mundësi që krijojmë, por duke ruajtur me kujdes portën për të mos pësuar. Ekipi letonez është i fortë, por ne kemi cilësi dhe besojmë shumë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania