Panorama Sport (Albania)

Shtyhet prezantimi i Dajës, Xhufo: Në Vlorë kishte situata absurde

Radas dhe Muzaka pritet të firmosin sot

-

Shtyhet prezantimi i Ilir Dajës. E ndërsa pritej që trajneri i ri i Flamurtari­t të zyrtarizoh­ej dje, kjo nuk ndodhi. Gjasat janë që kontrata të firmoset sot dhe më pas të dalë para mediave. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e administra­torit Sinan Idrizi, i cili nuk është kthyer në Vlorë në kohë prej Turqisë. "Panorama Sport" mëson se shkak i vonesës janë disa kushte që ka vendosur trajneri Daja për lojtarët, por edhe për funksionim­in më të mirë të punës. Por më në fund gjuha e përbashkët është gjetur, ndaj në orët në vijim do të nënshkruhe­t edhe marrëveshj­a. Sakaq, mësohet se Marko Radas dhe Gjergji Muzaka thuajse e kanë mbyllur dhe tashmë dhe pritet që të vijnë në Vlorë për të firmosur. Gjasat janë që Muzaka të mbërrijë në Vlorë sot, por nuk përjashtoh­et as Radas. Në të njëjtat ujëra janë edhe Tefik Osmani me Gledi Micin. Edhe këta dy lojtarë shumë shpejt pritet që të transferoh­en në Vlorë. XHUFO - Viktor Xhufo rrëfen largimin nga Vlora. Braziliani, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë me Vardarin, në një intervistë të dhënë për "Globoespor­to", ka thënë: "Në Shqipëri kisha disa situata të vështira për t'u kuptuar. Morëm 10 penallti kundër dhe disa prej ishin absurde. Të gjithë në fushë ishin të paralajmër­uar para ndeshjeve se diçka e tillë do të ndodhte gjatë ndeshjes. Këto situata për mua ishin absurde dhe vendimtare që unë të lija Flamurtari­n". Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania