Panorama Sport (Albania)

Ikën Gafuri, klubi e lë të lirë

-

Argjent Gafuri nuk do të jetë më pjesë e Flamurtari­t. Këtë fakt e bëri me dije gazeta pak kohë më parë, ndërsa duket se ka marrë edhe formë zyrtare. Kontrata mes palëve është prishur me pëlqimin e të dyja palëve, edhe pse e kishte deri në korrik të vitit 2019. Për "infOSport.mk" Gafuri tha se tashmë është një futbollist­ë i lirë dhe është i hapur për oferta të reja. "Me Flamurtari­n sot (dje) kam përfunduar gjithçka dhe tashmë jam një futbollist­ë i lirë. Kam disa oferta, mirëpo duhet të mendohem mirë dhe të bëj zgjidhjen e duhur se ku do të vazhdoj karrierën time. Diçka konkrete nuk kam, por mund të them se jam në bisedime me disa klube nga Shqipëria dhe Maqedonia", tha Gafuri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania