Panorama Sport (Albania)

Tirana, gati zyrtarizim­i i Kobinah dhe Berishës

Vonojnë firmat, Flamurtari në “sulm” për Dajën e Kërçikun

- ADELA MERKO

irana bëhet gati për "goditjet" e radhës në merkato. Pasi ka siguruar shërbimet e Blazhevski­t, Imamit dhe Atingës, të radhës priten Kobinah dhe Berisha. Më në fund ka lajme të mira nga Gana dhe Shkupi për të ardhmen e dy lojtarëve. Kontratës, që mbante "peng" mesfushori­n 26-vjeçar, duket se po i jepet zgjidhje. Negociatat e drejtuesve bardheblu me Hart Of Oak (që ka kartonin e lojtarit deri në dhjetor të 2018-ës) po shkojnë mirë dhe shumë shpejt pritet që të vijë edhe visto-ja. E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin shkupjan. Ky i fundit ka kërkuar lejen e kalimit nga Vllaznia, ndërsa pretendon që ka edhe rroga të pamarra. Edhe pse ka një marrëveshj­e që e mban të lidhur deri në dhjetor, shpreson te "divorci" i parakohshë­m. Dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, kryeqyteti do të jetë destinacio­ni i tij i ardhshëm, pasi i ka dhënë edhe fjalën klubit. Palët kanë folur për shumëçka, përfshi edhe financat. Megjithatë, mësohet se deri javën tjetër gjithçka do të marrë zgjidhje dhe nën urdhrat e Ze Marias mund të vihen edhe mbrojtësi të qendrës dhe fantazisti.

RINOVIMET - Asion Daja dhe Dorian Kërçiku kanë munguar edhe dje në stërvitje. Edhe e mërkura është mbyllur pa akord financiar dhe rrjedhimis­ht nuk ka ardhur as rinovimi i dy

lojtarëve të fundit që kanë mbetur pa kontratë. Nuk dihet se si do të procedohet me mesfushori­n dhe mbrojtësin, ndërsa e vetmja gjë që konfirmojn­ë në klub është që i kanë në plane. Kjo zvarritje po u hap rrugë klubeve të tjera, të cilat janë gati që të përfitojnë

nga ky "okazion" në treg dhe te Flamurtari janë në gatishmëri për t'i marrë. Sikundër është përmendur edhe më herët, trajneri Ilir Daja pëlqen që t'i ketë në ekip. Dhe kjo dëshirë mund t'i plotësohet nëse të dy lojtarët nuk firmosin me Tiranën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania