Panorama Sport (Albania)

Kyryla Sovetov do Gavazajn në huazim

-

Enis Gavazaj është gjithnjë e më shumë larg Skënderbeu­t. Insistimi i klubeve të huaja sa vjen e bëhet më i fortë për mesfushori­n e Skënderbeu­t dhe të Kombëtares, që duket se do të mbyllë shumë shpejt aventurën e tij në Korçë. Me Ahmad Grozhnin në krye të listës, janë edhe 4 ekipe të tjera që kanë shfaqur interes (mes së cilave edhe Strum Graz dhe Hajduk Split). Klubi bardhekuq mbetet besnik i kërkesës së lartë prej 600 mijë eurosh ose një rrugë të mesme me një ulje të vogël në çmim në këmbim të 20% të kartonit të lojtarit. "Panorama Sport" mëson se një opsion për Gavazajn është edhe huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit te klubi i sapongjitu­r në Superligën ruse, Kyryla Sovetov.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania