Panorama Sport (Albania)

Vrap dhe teste fizike, “harrohet” topi

-

Tirana vazhdon përgatitje­t intensive. Edhe e mërkura ka rezervuar dy seanca për bardheblut­ë. Vrapi dhe testet fizike kanë marrë vëmendjen kryesore të stafit teknik, duke lënë kësisoj në "harresë" topin. Megjithatë, pas mbylljes së kësaj jave, kur grupi të plotësohet, Ze Maria do fillojë të mendojë më shumë për lojërat dhe organizimi­n e ndonjë miqësoreje. Bashkë me lojtarët që mbyllën sezonin e fundit, sikundër është thënë, janë edhe dy kosovarë. Adonis Ruhani dhe Mal Rezniqi kanë kaluar me sukses fazën seleksionu­ese dhe tashmë po vëzhgohen edhe prej trajnerit brazilian. Nëse bindin edhe këtë herë, mbrojtësi dhe mesfushori mund të firmosin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania