Panorama Sport (Albania)

Problemi i vizave, faza në kryeqytet

-

Tirana rrezikon që të qëndrojë në Shqipëri. Idetë e shumta për t'u zhvendosur jashtë nuk mund të konkretizo­hen. Problemet e shumta që të huajt kanë për të siguruar vizat po kushtëzojn­ë drejtuesit. Edhe pse vapa pritet që të jetë mbytëse, zgjidhje duket se nuk kanë. Në një kohë që nuk po sigurojnë dot lejet që Sentamu, Muguna e Atinga të kthehen, do të jetë gati e pamundur që të aplikojnë për viza të tjera në rast se do të donin të shkonin në Turqi, Austri apo kudo qoftë. Në kësi kushtesh, Ze Maria do ta stërvitë ekipin këtu. Paraprakis­ht, është menduar që pas datës 20, ekipi të grumbulloh­et në një prej hoteleve të kryeqyteti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania