Panorama Sport (Albania)

Ngoo pret biletën, sot merr avionin

-

Ka më në fund sinjale nga Majkëll Ngoo. Edhe pse duhet të kishte ardhur me kohë, lojtari ka pasur disa ditë më shumë leje se të tjerët. Megjithatë, ato kanë marrë fund dhe pritet që sot anglezi të marrë avionin për t'u kthyer në Shqipëri. Pas akordit që arriti në distancë me klubin, ai me të ardhur do të ulet për të firmosur edhe marrëveshj­en, që do ta mbajë bardheblu për një tjetër vit. Pezull mbeten Junus Sentamu, Kenet Muguna dhe Vincent Atinga. Që të tre presin vizën dhe lejen e punës dhe pa marrë OK-in, nuk mund të nisen. Mendohet që nga java tjetër, skuadra do të marrë formë dhe numri i të pranishëmv­e në stërvitje do të rritet ndjeshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania