Panorama Sport (Albania)

Partizani sfidon Mariborin, Gega: Çani s'kapi normat

"Do tentojmë gjithçka me Mariborin, ja ndryshimet"

- BESAR BOZGO

Edgar Çani ka qenë tema më e disku tueshme e ditëve të fundit në klubin e Partizanit. Lënia jashtë listëS së Europës e sulmuesit që u afrua me bujë në skuadër një vit më parë, ka ngjallur shumë dyshime dhe diskutime. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, përpara ndeshjes së sotme ndaj Mariborit, Gega ka folur në lidhje me çështjen Çani dhe ka deklaruar se është ai që ka marrë vendimin për ta lënë jashtë sulmuesin shtatlartë. "Vendimi për ta lënë Çanin jashtë ka qenë teknik dhe nuk është një vendim i klubit. Unë jam personi që kam vendosur që Edgar Çani të mos jetë mes 20 lojtarëve që janë gati për në Europë. Arsyet janë teknike. Sot, në vitin 2018, është shumë e lehtë për të parë parametrat fizikë të një sportisti. Dhe Çani nuk i kishte në formën e duhur. Për momentin, ai ka ato parametra që nuk i plotëson që të jetë pjesë e 20-shes", ka sqaruar Gega.

Debutimi me Partizanin vjen përballë një kundërshta­ri shumë të fortë në Europë. Është gati skuadra për këtë përballje?

Është ndeshja e parë dhe ky është shorti. Do dëshironim të na binte me një ekip tjetër, por na ra Maribori, që është një skuadër shumë e fortë. Ka një histori dhe një ecuri të jashtëzako­nshme në vitet e fundit. Mendoj se me grupin që kemi sot dhe me aq kohë sa kemi pasur në dispozicio­n, jam i kënaqur dhe në ndeshje do të bëjmë më të mirën.

Nesër do të shohim një Partizan sulmues apo të kujdesshëm?

Edhe nëse ke shumë sulmues në ekip, duhet që për 90 minuta të kujdesesh për të gjitha pjesët e fushës. Është një skuadër e ndërtuar me përparësi sulmin, por varet sesi alternohen dhe sesi i zbatojnë detyrat. Kemi punuar që në të dyja aspektet, si në mbrojtje, edhe në sulm, të bëjmë më të mirën dhe të eliminojmë sa më shumë gabimet. Nesër (sot) nuk ka sekrete dhe do të mundohemi që të bëjmë maksimumin në të gjitha fazat e lojës. Do kërkojmë të eliminojmë sa më shumë gabimet

dhe të mos i japim shumë mundësi kundërshta­rit.

Çfarë po ndodh me Edgar Çanin, pse është lënë jashtë skuadrës një prej sulmuesve më të mirë të Partizanit?

Dua të bëj një sqarim të thjeshtë dhe të mirë në lidhje me këtë çështje. Kështu që kërkoj edhe nga ju që si profesioni­stë, ta përcillni këtë lajm. Çani ka qenë pjesë e grupit në mini-fazën përgatitor­e. Gjatë kësaj kohe të shkurtër kam dashur të ndërtoj një grup që të jetë solid dhe 100% në Kupat e Europës. Vendimi për ta lënë Çanin jashtë ka qenë

teknik dhe nuk është një vendim i klubit. Unë jam personi që kam vendosur që Edgar Çani të mos jetë mes 20 lojtarëve që janë gati për në Europë. Arsyet janë teknike. Gjatë kohës në vazhdim do të zhvillohen ngjarje të tjera dhe do të shohim sesi do ta ketë ecurinë ekipi, por edhe nevoja për të pasur Çanin në skuadër.

Në konferencë­n tuaj të parë keni deklaruar që kjo skuadër ka nevojë për përforcime. Jeni i kënaqur nga këto përforcime?

Është e vërtetë që kam deklaruar që skuadra ka nevojë për përforcime. Ka nevojë për lojtarë që të bëjnë diferencën në krahasim me këta që janë aktualisht. Megjithatë, klubi ka një projekt dhe një buxhet të vetin. Janë gjëra të ndërthurur­a dhe nuk është çdo gjë në dorën time. Me lojtarët që kanë ardhur jam i kënaqur dhe besoj se jemi në rrugën e duhur.

Thatë që Çani nuk është në kondicioni­n e tij maksimal, ndërsa janë afruar lojtarë që kanë shumë pak stërvitje me grupin. Gjithashtu, sulmuesi e njeh më mirë skuadrën dhe ka një vit aty. Duket paksa e çuditshme?

Çani ka kohë që është këtu dhe ju e dini sesi ka ecur. Këtë pyetje duhet t'ia kishit bërë dy trajnerëve të tjerë që kanë qenë përpara meje, megjithatë po ta kthej unë përgjigjen. Sot, në vitin 2018, është shumë e lehtë për të parë parametrat fizikë të një sportisti. Dhe Çani nuk i kishte në formën e duhur. Për momentin, ai ka ato parametra që nuk i plotëson që të jetë pjesë e 20-shes. Gjërat mund të ndryshojnë më vonë dhe Çani është i mirëpritur, pasi e ka kontratën. Është pjesë e ekipit, por sot për sot ky është vendimi.

Çfarë prisni nga skuadra në këto dy përballje me Mariborin?

Ndeshja me Mariborin duhet të na bëjë optimistë. Çdo ndeshje ka pritshmëri­të e veta. Për këto ditë sa kemi qenë me ekipin, lojtarët kanë bërë maksimumin dhe jam i kënaqur. Nëse punohet dhe vrapohet në stërvitje, presim gjithçka. Pres nga ekipi që të tregojë shpirt gare dhe të luajë me korrektësi e disiplinë.

Me largimin e Bathës dhe lënien jashtë listës së Kulum, priten shumë ndryshime në ekip?

Alternativ­at, më mirë se trajneri nuk besoj se i di dikush tjetër. Prandaj ka ndarje mes trajnerit të parë, gazetarit, një menaxheri apo dikujt tjetër. Kulum ka qenë pjesë e ekipit dhe një nga më të mirët që ka qenë nga ana njerëzore. Por, klubi ka objektiva. Një 34vjeçar që nuk ka luajtur as 20% të ndeshjeve, nuk mund të mbahet në ekip duke parë edhe ardhjen e Hilës apo disa 20- vjeçarëve që janë për të ardhmen. Për sa i përket Bathës, është zëvendësua­r me Hilën. Dhe ky ka qenë një prej disa kërkesave që unë i kam bërë klubit.

 ??  ??
 ??  ?? Trajneri Skënder Gega duke u mbajtur fjalim lojtarëve përpara nisjes së stërvitjes
Trajneri Skënder Gega duke u mbajtur fjalim lojtarëve përpara nisjes së stërvitjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania