Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T

-

- Anglia ka shënuar 9 nga 12 gola nga goditjet standarde në Botërorin e Rusisë, më shumë se çdo skuadër tjetër në historinë e turneut që prej 1966ës. - Kieran Tripier është lojtari i dytë anglez që shënon direkt me një goditje dënimi në Kupën e Botës (që prej 1966-ës), pas Bekhamit, i cili ka shënuar në këtë mënyrë si në vitin 1998 ashtu edhe në 2006. - Vetëm dy nga 18 skuadrat e fundit, që e kanë mbyllur pjesën e parë të gjysmëfina­les së një Botërori në avantazh, janë eliminuar (Italia në shtëpinë e saj në 1990, e cila humbi me penallti kundër Argjentinë­s dhe Anglia kundër Kroacisë). - Luka Modriç barazoi rekordin e Dario Simiç, si futbollist­i kroat me më shumë ndeshje në Kupën e Botës (11). - Tifozët anglezë në parkun kryesor të Londrës, "Hyde Park", kanë derdhur 10 mijë dollarë birra gjatë festës së golit të parë kundër Kroacisë. - Kjo ishte gjysmëfina­lja e nëntë që shkoi me shtesë në historinë e Kupës së Botës. Vetëm 4 herë ka ndodhur që ajo të zgjidhet gjatë 30 minutave. 5 herë ka shkuar deri te penalltitë. - Anglia është eliminuar në 4 nga 5 gjysmëfina­let që kanë luajtur në historinë e tyre, duke humbur katër të fundit (Euro 1968 kundër Jugosllavi­së, Botërorin 1990 ndaj Gjermanisë, Euro 1996 kundër Gjermanisë dhe Botërorin 2018 ndaj Kroacisë). - Goli i Manxukiçit 108:03 ishte më i voni i shënuar nga Kroacia dhe më voni i pësuar nga Anglia në një ndeshje të Kupës së Botës. - Kroacia është skuadra e dytë në historinë e Kupës së Botës që shkon në shtesë në tri ndeshje radhazi, pasAnglisë në 1990. - Goli i Tripierit (4:44) ishte më i shpejti i shënuar në një gjysmëfina­le të Botërorit që prej 1958-ës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania