Panorama Sport (Albania)

Populli im, është e mundur!

-

Presidentj­a kroate ka reaguar pas fitores historike të Kroacisë në Kupën e Botës me Anglinë, e cila e dërgon në finalen e Moskës. Kolinda Grabar-Kitaroviç ishte e shpejtë me reagimin e saj në rrjetet sociale: "Populli im, është e mundur! Bravo të zjarrtë! Bravo të gjithë tifozëve! Kroacia në finale!". Kreu i shtetit kroat ishte e pranishme në çerekfinal­en me Rusinë, duke dhuruar spektakël në tribunë me festimet e saj, por dje mungoi, pas impenjimin në Samitin e NATO-s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania