Panorama Sport (Albania)

Gjyla: Shumica e lojtarëve do largohen, nuk e kalojnë klasën

-

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, deklaron për gazetën "Panorama Sport", se nga 30 futbollist­ët që stërviten aktualisht te Lushnja, pjesa më e madhe e tyre do të largohen sepse nuk i përgjigjen nivelit që kërkon skuadra. "Është e vërtetë që kemi më se një javë që kemi filluar përgatitje­t. Jo ndoshta në maksimum 100%, pasi kampionati do të fillojë pas dy muajsh. Ne kemi folur me përfaqësue­sit e FSHF-së dhe kemi mësuar që kampionati fillon në 9 shtator. Kështu që, koha është e mjaftueshm­e. Na kanë ardhur gati 60% e skuadrës. Mendoj që edhe futbollist­ë të tjerë kanë për të ardhur. Ka mbetur siç e kemi thënë, një pjesë e futbollist­ëve që ishin sezonin e kaluar. Kanë ardhur futbollist­ë që kanë luajtur në Kategorinë e Parë apo në ekipe të tjera jashtë rrethit. Mendoj që 4-5 futbollist­ë nga këta do të jenë pranë Lushnjës. Bashkë me këta do t'i bashkohen grupit edhe disa futbollist­ë po prapë nga Lushnja, që nuk kanë ardhur deri tani. Mendoj që duhet të vijnë sa më shpejt këta futbollist­ë. Nuk kanë ardhur dhe nuk e di se për çfarë arsye, pasi e dinë shumë mirë që stërvitja ka filluar. Megjithatë, është e drejta e tyre të zgjedhin, por të paktën të na informojnë. Tani te Lushnja po stërviten më shumë se 30 lojtarë. Ne do të bëjmë nesër (sot) një ndeshje kontrolli. I kemi marrë ose do t'iu marrim këtyre futbollist­ëve të rinj numrat e telefonit. Për ndonjë që do të na duhet. Megjithatë, e them me bindje të plotë që 99% e këtyre nuk do të jenë pjesë e Lushnjës. Për të mos thënë 100%. Përpos atyre 2-3 futbollist­ëve që i kemi afruar, pjesa tjetër e të gjithë këtyre që kanë ardhur, nuk e kalojnë klasën. Megjithatë, do të bëjmë të premten një ndeshje kontrolli. Unë mendoj që nga një ekip të rinjsh, të marrësh 2-3 futbollist­ë, është një gjë shumë e mirë", u shpreh trajneri i Lushnjës në prononcimi­n e tij. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania