Panorama Sport (Albania)

Luftëtar i turpshëm, “shuplakë” në debutimin europian

Një 19-vjeçar nigerian shënon 4 herë për Ventspils

-

Debutim skandaloz në Ligën e Europës për Luftëtarin. Pesë gola që në pjesën e parë dhe në fund një humbje 5-0, që praktikish­t i nxjerr nga gara që në turin e parë, edhe pse mbetet të luhet ndeshja e kthimit ndaj Ventspils më 19 korrik në "Elbasan Arena". Gjirokastr­itët nuk ishin aspak ata që mbyllën sezonin në Superiore dhe për më tepër ekipi që vijoi me rezultate pozitive në miqësoret ndërkombët­are në Slloveni. Një mbrojtje e shpërfytyr­uar dhe gola që pësoheshin njëri pas tjetrit. Sikur të mos mjaftonin gabimet e njëpasnjës­hme, edhe dy penallti të shkaktuara thuajse në të njëjtin vend. Ndeshjes së dobët të Luftëtarit iu shtua edhe gjyqtari qipriot, që me disa vendime të çuditshme la një shenjë të keqe në një ndeshje që e mbylli historinë për 45 minuta. Sulmuesi nigerian, Adeleke Akinyemi, ishte heroi i Ventspils, duke shënuar katër herë në portën e mbrojtur nga kroati Hrvoje Bukovski, për të cilin ishte debutim me fanellën bluzi. 19-vjeçari Akinyemi, që vetëm dy vite më parë debutoi në kampionati­n kosovar me Trepça '89 dhe shënoi 10 gola, tashmë është pjesë e klubit letonez. Dje bëri çfarë deshi me lojtarët e Luftëtarit, duke i dhënë kualifikim­in Ventspilsi­t. Tashmë sfida e kthimit duket si një formalitet, në një kohë që mund të ishte historike për gjirokastr­itët në këtë pjesëmarrj­e të parë në Europë. Ndryshimet gjatë merkatos nuk dhanë asnjë efekt, në një kohë që trajneri slloven, Millosh Kostiç, debutoi në mënyrën më të keqe. KATASTROFA

Trajneri i Luftëtarit hodhi në fushë formacioni­n që kishte provuar më shumë në miqësoret e verës. Nga debutuesit, i pari që e nisi me gafë ishte pikërisht mbrojtësi boshnjak, Nemanja Janiçiç. Pas një pengimi në zonë të sulmuesit Akinyemi, gjyqtari qipriot me të drejtë akordoi 11-metërsh. Në vend që skuadra bluzi të ruante disi ekuilibrat në fushë pas pësimit të shpejtë, u hap shumë dhe la hapësira të frikshme prapa. Nuk kalojnë as katër minuta dhe pas një kundërsulm­i të shpejtë, nigerianët e Ventspils, Tosin dhe Akinyemi "gatuajnë" golin e dytë, me këtë të fundit që kujtohet

në pozicion jashtë loje nga Rapa dhe Janiçiç. Luftëtari bllokohet që në mesfushë, aty ku kapiteni Ramadani dhe Aleksi e kanë të vështirë të qarkullojn­ë topin. Vucaj mundohet të "shpikë" diçka, por as goditjet nga jashtë zone nuk sjellin ndryshimin.

Ventspils "vret" ndeshjen që në minutën e 24-të, kur këtë herë pas një goditjeje dënimi dhe vendosjeje totalisht të gabuar të mbrojtjes së Luftëtarit, vjen goli i tretë, me të njëjtin autor: Akinyemi. Shkurtaj ka shansin të çojë ndeshjen në 3-1 vetëm një minutë më pas,

por gjirokastr­itët nuk kanë as fatin me vete. Për afro 15 minuta duket sikur e marrin veten, teksa rrezikojnë me serbin Milosavlje­v, Bregun dhe Vucajn, por gjithçka katranoset kur një tjetër ndërhyrje e gabuar në zonë, këtë herë e Xhekson bën që të akordohet penalltia e dytë. Tosin i çon shifrat në 4-0 dhe u jep një goditje të rëndë bluzinjve. Të

dëshpëruar, gjirokastr­itët kërkojnë një penallti pas rrëzimit të Bregut, por harrojnë që aksioni vijon dhe goli i pestë mbyll turpshëm pjesën e parë. Në të dytën kemi një tjetër Luftëtar, që godet edhe traversën me Shkurtajn, si dhe pretendon për dy penallti të padhëna dhe një gol të paakorduar. Por, gjithçka mbyllet 5-0.

 ??  ?? Vucaj gjatë ndeshjes së djeshme
Vucaj gjatë ndeshjes së djeshme
 ??  ?? Çast nga goli i tretë i Ventspils, ku portieri Bukovski dhe kapiteni Ramadani janë të shokuar
Çast nga goli i tretë i Ventspils, ku portieri Bukovski dhe kapiteni Ramadani janë të shokuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania