Panorama Sport (Albania)

Protestë për milionat e Ronaldos, anulohet prezantimi i CR7-ës

Punëtorët e shkarkuar të FIAT kërkojnë takim me “CR7”-ën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ehëna duhej të ishte dita e madhe e Kristiano Ronaldos, e hëna do të jetë dita e madhe e Kristiano Ronaldos te Juventusi, por në orët e fundit, plani madhështor për prezantimi­n e fenomenit portugez përpara tifozërisë së tij të re ka ndryshuar. Nëse mëngjesin e djeshëm nga selia e klubit kampion Italie kishte dalë lajmi se "CR7" do të pritej në një mënyrë spektakola­re në "Allianz Stadium", i programuar për në orën 21:00, duket se gjithçka ka ndryshuar, për faj të një tjetër kompanie në pronësi të Andrea Anjelit, presidenti­t të "Zonjës së Vjetër". Bëhet fjalë për punonjësit e konstrukto­rit automobili­stik FIAT, të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë ardhjen e Kristiano Ronaldos. Kuptohet që protesta e tyre nuk lidhet aspak me lojtarin, por me shifrat që janë shpenzuar nga miliarderi torinez për futbollist­in: 377 milionë euro... SI PRITEJ CEREMONIA

Dita e hënë e Kristiano Ronaldos në Torino pritej që të ishte shumë e gjatë. Mbërritja e tij në aeroportin e qytetit dhe avionin privat ishte parashikua­r për në orët e para të mëngjesit dhe nga aty do t'i drejtohej menjëherë qendrës mjekësore të klubit bardhezi, "J Medical", ku do t'u nënshtrohe­j vizitave mjekësore të plota. Më pas, Ronaldo do të vizitonte stadiumin, selinë e klubit dhe për disa minuta edhe qendrën stërvitore të bardhezinj­ve, për të takuar trajnerin dhe shokët e rinj të ekipit, ndërsa në mbrëmje, ishte programuar një festë madhështor­e në ambientet e "Allianz Stadiumit", në orën 21:00. Në këtë event historik priteshin 35-40 mijë tifozë, të cilët do të shijonin "live" konferencë­n zyrtare të Kristiano Ronaldos, të veshur me uniformën e Juventusit. Vetë klubi do ta shfrytëzon­te këtë rast për të arkëtuar diçka rreth 1 milion euro, duke qenë se pjesëmarrj­a do të paguhej me biletat që varionin nga 5-15 euro, ndonëse tani nuk do të bëhet më asgjë, të paktën në stadium, sepse konferenca për shtyp e Ronaldos, do të mbahet në sallën e medias në "Allianz Stadium". PROTESTË ME PANKARTA

Kjo, sepse mbërritja e Kristiano Ronaldos në Torino mund të gëzojë sportdashë­sit dhe tifozët, por jo mesa duket punëtorët e thjeshtë të kompanisë FIAT-it, në pronësi të familjes Anjeli. Ata, që kur lajmi nisi të qarkullojë se marrëveshj­a mund të mbyllej, paralajmër­uan grevë, në shenjë pakënaqësi

për faktin se në 10 vitet e fundit asnjë prej punëtorëve nuk kishte marrë asnjë euro rritje page. Madje, në disa raste ka pasur edhe shkarkime për të ulur kostot. Por me t'u bërë zyrtar lajmi i Ronaldos, filiali i FIAT-it në Melfi ka lajmëruara sindikatën se do të bëjë dy ditë

grevë, në shenjë proteste për faktin se për Ronaldon hidhen lumë milionat, ndërsa punëtorët shumëvjeça­rë nuk marrin trajtimin e duhur. Por gjërat dje kanë shkuar edhe përtej. Në Melfi, dje, pesë ish-punëtorë të FIAT-it, të shkarkuar nga puna që në vitin 2014 dhe që më pas

e kishin humbur të drejtën e rikthimit në punë në Gjykatën e Kasacionit, kanë vendosur që të protestojn­ë vetë, të mbështetur edhe nga disa punëtorë aktualë të këtij filiali të FIAT-it. Ata kanë zbritur në rrugë dhe kanë ngjitur disa pankarta në muret e stabilimen­tit, ku përveç fotos së Ronaldos, shkruhej: "Ne jemi ata që të paguajmë. Nëse për Ronaldon hidhen 400 milionë, për ne punëtorët vetëm shkelma bo...". Madje, pesë punëtorët e shkarkuar kanë kërkuar që ta takojnë personalis­ht "CR7"-ën pasi të zbarkojë në Torino, për t'i nënvizuar se nuk e kanë personale me atë.

 ??  ??
 ??  ?? Pankartat e ngjitura në stabilimen­tin e FIAT-it, në Melfi, nga grevistët: Ne jemi ata që të paguajmë. Nëse për Ronaldon hidhen 400 milionë, për ne punëtorët vetëm shkelma bo... Si është pritur nëpërmjet medias ardhja e Ronaldos në qytetin torinez
Pankartat e ngjitura në stabilimen­tin e FIAT-it, në Melfi, nga grevistët: Ne jemi ata që të paguajmë. Nëse për Ronaldon hidhen 400 milionë, për ne punëtorët vetëm shkelma bo... Si është pritur nëpërmjet medias ardhja e Ronaldos në qytetin torinez
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania