Panorama Sport (Albania)

Spaleti thumbon Juven për Ronaldon: Më mjafton Perisiç

Klubi rikuperon 377 mln eurot nëse shet 8.6 milionë fanella

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo te Juventusi për katër vite është një operacion prej 377 milionë eurosh, nga të cilat kujtojmë që 105 milionë shkuan për Realin e Madridit, 12 milionë euro FIFA- s si taksë, 20 milionë euro bonus menaxherit të portugezit, Zhorzh Mendez, ndërsa përveç 120 milionë eurove si pagë neto futbollist­it për katër vitet e ardhshme, po 120 milionë euro Juventusit do i duhet t'ia derdhë shtetit italian për të mbuluar taksat e lojtarit dhe të shpenzimit të bërë prej tyre. Dhe pa dyshim që këto shifra tërbuan jo pak njerëz, punonjësit e kompanisë FIAT mbi të gjitha, që janë gjithashtu në pronësi të familjes Anjeli. Por nëse në shifra të thata në letër ky duket një investim i vështirë për t'u shlyer, ndonëse sponsorët dhe biletat duket se e garantojnë atë, një llogari të thjeshtë e ka bërë edhe uebsajti "Eurosport", i cili nënvizon se bardhezinj­ve do t'u mjaftonin të shisnin 8.7 milionë fanellë me emrin e Kristiano Ronaldos dhe do ta mbulonin të gjithë shpenzimin katërvjeça­r prej 377 milionë eurosh.

LLOGARITË - Në dyqanet e licencuara të Juventusit dhe të "Adidas"- it kanë dy ditë që kanë dalë në shitje fanellat me 7-ën e Kristiano Ronaldos. Nëse bluza për fëmijë kushton 85 euro, ai për adoleshent­ë e të rritur kushton 145 euro. Nga marrëveshj­a që "Adidas" ka bërë me klubin bardhezi, këta të fundit përfitojnë 30 për qind të shumës së çdo fanelle të shitur. E thënë ndryshe, nëse një bluzë e Ronaldos kushton 145 euro, nga këto, 43.5 euro shkojnë direkt në arkat e klubit kampion Italie, ndërsa pjesa tjetër në ato të kompanisë "Adidas" (kujtojmë që gjermanët kanë një akord 6-vjeçar që prej vitit 2015, nga i cili Juventusi do të përfitojë 238.6 milionë dollarë). Prandaj, për të rikuperuar të gjithë shpenzimin 4-vjeçar prej 377 milionë eurosh, Kristiano Ronaldos i duhet që të shesë në të gjithë botën 8 milionë e 700 mijë fanella dhe Juventusi nuk ka pse të shqetësohe­t për bilancet. Dhe një objektiv i tillë duket lehtësisht i arritshëm, duke parë se vetëm në 48 orët e para, në dyqanet italiane dhe ato online janë shitur 520 mijë fanella, të cilat kanë sjellë 52 milionë euro të ardhura, të cilat do të ndahen mes Juves dhe "Adidas"-it.

 ??  ?? FQ. 8- 9
FQ. 8- 9
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania