Panorama Sport (Albania)

Modriç: Këtu jemi prej Daliçit, e dija që do ia dilja një ditë

Kapiteni i Kroacisë, vlerësime maksimale trajnerit

-

Përkrah Daliçit, në konferencë­n për shtyp, ishte kapiteni Luka Modriç. E vështirë të dëgjosh një lojtar të flasë keq për trajnerin e tij, por nuk është as kaq e zakonshme që të dëgjosh lavdërime pafund: "Ndikimi i tij? Kjo finale është dëshmia. Kur erdhi, nuk ishim as të sigurt nëse do të kualifikoh­eshim. Na dha besim, na tha të besonim te vetja në ndeshjen e parë kundër Ukrainës. Ajo që na pëlqen më shumë tek ai është sinqeritet­i dhe qasja e tij me lojtarët. Vlerësojmë vlerat e tij, jo vetëm si trajner, por edhe si njeri". Modriç pastaj driblon diskutimet e zakonshme për "Topin e Artë" dhe përshtypja është se në të vërtetë, në këtë moment është gjëja që i intereson më pak. Ai nuk zbulon as diskutimet e parandeshj­eve që bën me atë përqafimin kolektiv: "Nuk e përgatis, pres të frymëzohem, por gjithsesi nuk do t'ua thosha". Pastaj shton se ndjek gjithnjë të njëjtën rutinë, i bashkohet Rakitiçit në tifon për Xhokoviçin dhe i bashkohet edhe elozheve të trajnerit për Manxukiç: "Ta shohësh mënyrën sesi lufton, është një motivim më shumë për të gjithë shokët". Nga lufta që ka përjetuar kur ishte fëmijë preferon të mos flasë: "Mendoj vetëm për të ardhmen". Dhe qesh për atë që e skarcoi sepse nuk kishte mjaftueshë­m fizik të fortë: "Unë nuk kam dyshuar kurrë në faktin se do të mbërrija deri këtu ku jam sot. Fatmirësis­ht, nuk është e nevojshme të jesh i gjatë dhe i bëshëm për të luajtur futboll". Dhe nuk është e nevojshme as të jesh një vend i madh për të luajtur një finale Botërori...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania