Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Hidi, Teuta udhëton drejt Ohrit

- Drilon Xhepollari

Një nga lojtarët me më shumë eksperienc­ë që u prezantua dje te Teuta, është portieri Isli Hidi, i cili vendosi ta vazhdojë karrierën e tij në Kategorinë Superiore, pas një eksperienc­e të gjatë jashtë vendit. Ai firmosi për durrsakët një kontratë 1-vjeçare. Ndërkohë, edhe e hëna ka qenë një ditë pushimi për "djemtë e detit", me trajnerin Bledi Shkëmbi që vendosi t'u jap dy ditë leje lojtarëve për të qëndruar pranë familjes pas disa ditësh përgatitje intensive. Sot në orën 08:00 të mëngjesit ekipi do të niset drejt Ohrit ku do të qëndrojnë tri javë për të zhvilluar fazën përgatitor­e për t'u përgatitur për kampionati­n. Gjatë këtyre dy ditëve, nëse lojtarët kanë qenë pushim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për stafin teknik dhe drejtuesit që duan të mbyllin në kohë marrëveshj­et e fundit për t'i dhënë formës skuadrës për edicionin e ri. Gjithashtu, një tjetër çështje për t'u zgjidhur nga stafi teknik është edhe shiriti i kapitenit. Aktualisht, lojtarët që kanë më shumë ndeshje te Teuta janë: Silvestër Shkalla (100), Fabjan Beqja (82) dhe më pas vijnë lojtarët që u bashkuan gjatë verës së kaluar me bregdetarë­t si Hakaj, Latif dhe Kruja. Në tërësi, ekipi i sezonit të ri do të ketë shumë emra të rinj, por që premtojnë shumë për të ardhmen. Boshti i skuadrës së sezonit 2018- 2019 do të formohet nga lojtarë të rinj, por që kanë treguar një nivel të lartë dhe premisat janë shumë të mëdha. Edhe pse në këtë moment stafi teknik nuk ka pranuar të flasë për objektiva reale, është garantuar se durrsakët do të jenë një skuadër kompetitiv­e që do të futet në fushë për të fituar çdo ndeshje, pavarësish­t kundërshta­rit që ka përballë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania