Panorama Sport (Albania)

Francë "italiane", zgjedhja taktike që solli Kupën

-

Për t'u shpallur kampionë bote duhen kompromise dhe Franca vendosi të përdorte verën në vend të shampanjës. Paralelizm­i futbollist­ik i rastit përkon me një ekip që hoqi dorë nga tradita në këmbim të suksesit. Pas mbrëmjes të së dielës duken të largëta kohët e Zhires e Platini që sillnin një Europian në Francë, teksa tashmë driblimet e Zidanit apo virtuozizm­at e Xhorkaefit janë një kujtim i ëmbël. "Gjelat" e saposhpall­ur kampionë ngjasojnë më shumë me një grup sprintierë­sh sepse kanë forcë, muskuj dhe grintë, pa harruar që drejtohen nga një gjeneral që jep gjithmonë urdhrin e duhur.

NDESHJA- Në finalen e Kupës së Botës, francezët u paraqitën si një orkestër, e cila e njihte më së miri partiturën. Brozoviç si regjisor i tërhequr, Modriç në të djathtë dhe Rakitiç në krahun tjetër ishin lëvizja taktike e Daliç, teksa Deshamp rreshtoi një mur përpara portierit, një digë përpara mbrojtjes me Grizman që merrte topin e parë nga Pogba dhe qëndiste aksione të shpejta njëri pas tjetrit. Teorikisht, pamë një Francë që hoqi dorë nga spektakli, ndërsa praktikish­t rreth mesfushës kroate ishte një kafaz njerëzor që minimizoi rreziqet.

PRITJA- Mesfusha franceze kishte detyra mbrojtëse dhe këtë e dëshmojnë 91 pasimet e Pogba me shokë kundrejt 228 nga Kroacia. Kur "gjelat" arritën në dhjetë pasime të dobishme, Modriç me shokët kishin kryer 30. Edhe mbajtja e topit ishte një kërkesë e Deshamp, i cili preferoi të ishte konkret më shumë sesa sasior. Daliç zgjodhi agresivite­tin dhe të tijtë qëndronin 53.5 metra larg portës, ndryshe nga Umtiti e Varan që s'ia ndanin sytë portës dhe preferuan të qëndronin në 40 metra. Ky ishte edhe çelësi taktik, nga i cili Franca përfitoi golin e tretë dhe të katërt të sfidës, kur Mbape e Pogba përfituan nga situata të krijuara falë kundërsulm­it. Në 2006 "gjelat" humbën për herë të parë një finale ndaj Italisë, por, me sa duket, e kanë përvetësua­r më së miri mësimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania