Panorama Sport (Albania)

Ngo vonohet shumë, Tirana kërkon sulmues

Për t i paraprirë të keqes, bardheblut­ë mund të afrojnë edhe një tjetër "bomber"

- ADELA MERKO

Tirana është në "ankth" për sulmin. Kur na ndan një muaj nga nisja e sezonit 20182019, Ze Maria ka nën urdhrat e tij vetëm Grecën, Blazhevski­n e Halilin. Pra, tre lojtarë krahu dhe asnjë "pykë". Edhe pse Majkëll Ngo është rikthyer në Shqipëri, duhet thënë që nuk është gati për të zbritur në fushën e lojës, as për stërvitje. Ai vazhdon të çalojë, ndaj gjatë kësaj kohe po kryen stërvitjen i veçuar nga grupi dhe me program të posaçëm. Gjigandi mund të jetë gati për të luajtur ndoshta në fund të muajit gusht, pra pasi të ketë nisur kampionati. Por, edhe atëherë nuk mund të thuhet me siguri të plotë,

nëse do të jetë në formacion, pasi post-operacioni kërkon kujdes maksimal. I padisponue­shëm momentalis­ht është i riu Ernest Muçi (që ka një infeksion të lehtë), por edhe Junus Sentamu që ka "ngecur" në Ugandë dhe pret ende plotësimin e dokumentac­ionit. Të vendosur para kësaj situate, drejtuesit janë duke menduar seriozisht që sulmi ka nevojë për ndërhyrje. Kaq shumë mungesa kanë bërë që në klub të marrin në konsiderat­ë afrimin e një tjetër qendërsulm­uesi. Kërkimet kanë nisur tashmë, megjithatë ende nuk mund të thuhet nëse kanë gjetur apo jo të duhurin. Nëse godasin në shenjë, atëherë shumë shpejt mund të vijë surpriza e radhës për Tiranën. Nëse të gjitha rolet e tjera mund të konsideroh­en të dubluara, maja e sulmit ta ofron këtë luks. Edhe pse Ngo

u ka dhënë në një lloj forme garanci bardhebluv­e, se do të rikthehet para parashikim­eve në fushë, frika ekziston. Ndaj nëse afrojnë një tjetër lojtar për këtë repart, do të merrnin masa para se të nisë kampionati dhe sigurisht që do të shtonin edhe konkurrenc­ën.

Bardheblut­ë kërkojnë që rikthimi në mesin e më të mirëve, të shoqërohet me trofe. Dhe ky është një kusht i panegociue­shëm prej presidencë­s. Ai ka vendosur që të mos kursehet financiari­sht, duke afruar lojtarët e kërkuar nga stafi dhe drejtuesit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania