Panorama Sport (Albania)

Pejiç mban pezull krutanët, stadiumi është në “ajër”

Kastrioti/ Bashkia ka një plan "B" për punimet

-

Kastrioti ka udhëtuar drejt Pukës që prej së hënës, aty ku do të zhvillohen dy javët e para të fazës përgatitor­e. Me të mbyllur këtë etapë, do të zhvendosen për dy javë të tjera jashtë vendit, destinacio­n i cili ende nuk është bërë publik. Dita e djeshme ka nisur me seancën e paradites, të zhvilluar në stadiumin "Ismail Xhemali", ku kryesisht janë zhvilluar vrapime me ritëm të lartë. Ndërsa pasdite, stafi teknik u fokusua kryesisht tek ushtrimet me top, ushtrime force, por edhe vendosje taktike dhe punim teknikisht me repartet e mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit e në fund lojë. Sa i takon merkatos, e djeshmja ka qenë ditë e qetë, por krutanët vazhdojnë të jenë në kërkim të ndonjë afrimi tjetër cilësor. Sa u takon bisedimeve me Pero Pejiç, mësohet se stafi teknik është në pritje të përgjigjes së tij, duke qenë se oferta zyrtare prej ditësh ka mbërritur te sulmuesi, i cili aktualisht është lojtar i lirë. Ndërsa për lojtarët malazezë dhe kosovarin Mulaj, ende nuk ka ndonjë vendim për bashkimin e tyre me skuadrën.

STADIUMI - Ende nuk dihet se ku do t'i luajë Kastrioti ndeshjet si pritëse, duke qenë se stadiumi aktual nuk i plotëson kriteret e vendosura nga FSHF- ja. Koha për ndërhyrje në stadium duket e pamjaftues­hme për të kryer punimet e kërkuara dhe sidomos kur dihet që kampionati nis pas një muaji. Mirëpo, Bashkia e Krujës është duke parë si mundësi, që aktualisht të zgjerojnë vetëm tribunën qendrore, dhomat e zhveshjes dhe sektorin e medias. Dhe nëse ia dalin në kohë, krutanët mund t'i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi, duke qenë se fusha i plotëson kriteret. Sipas tyre, koha është e mjaftueshm­e për këtë pjesë dhe më pas gradualish­t të zbatohet i gjithë projekti. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania